Komandanti i KFOR-it priti në takim prijësit e bashkësive fetare të Kosovës

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka pritur në takim prijësit e bashkësive fetare të Kosovës, kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava, ipeshkvin Dodë Gjergji dhe peshkopin Teodosije Shibaliq.

Myftiu Tërnava në këtë takim shprehu përkushtimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për promovimin e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në vend. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që edhe më tej të kontribuojë për harmoninë ndërfetare.

Ky takim me prijësit fetarë u zhvillua për promovimin e dialogut ndërfetar dhe për rolin që kanë ata për forcimin e paqes. Komandanti Ristuccia theksoi rëndësinë e komuniteteve fetare për promovimin e paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Ai tha se fetë janë pjesë e zgjidhjes për një bashkëjetesë harmonike.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ish-Myftiu Dr. Rexhep Boja: Një Shembull i Liderit dhe Atdhetarit të Përkushtuar