15 vjet shtet, mvetësi e pavarësi!


15 vjet shtet, mvetësi e pavarësi!

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës kudo që jeni!

Është krenari, nder e ndjesi e veçantë që përjetojmë, me lejen e Zotit të gjithësisë, përvjetorin e 15 të shtetësisë së vendit tonë të shtrenjtë.
Rruga e Kosovës për liri e pavarësi ka qenë me plotë sfida, angazhime e sakrifica të popullit tonë ndër vite e dekada, dhe kjo në mënyrën më të mirë tregon idealin, vizionin e përkushtimin e tij për liri e mvetësi.
Në këtë ditë të veçantë, në këtë përvjetor të rëndësishëm, kujtojmë me respekt e pietet të lartë të gjithë aktivistët e çështjes kombëtare, dëshmorët që ranë në altarin e lirisë, kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe të gjitha ata që në çfarëdo mënyre kontribuuan për lirinë e shtetësinë e vendit tonë.
Falënderim të posaçëm e të përhershëm për të gjithë miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë që na ndihmuan e na u gjenden pranë në rrugëtimin tonë drejtë pavarësisë dhe shtetësisë.
Shtetësia e Kosovës me izën e Zotit do të jetë e përhershme!
Më lejoni që me këtë rast dhe në këtë ditë të madhe e të shënuar, që besimtarëve myslimanë t’ua uroj edhe Natën e madhe të Israsë dhe Miraxhit!
Gëzofshim e festofshim gjithmonë!
Zoti e ruajt Kosovën dhe popullin e saj!



Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Ish-Myftiu Dr. Rexhep Boja: Një Shembull i Liderit dhe Atdhetarit të Përkushtuar