Drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese të BIRK, Ramadan Shkodra vizitoi KBI në Gjakovë


Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në nje takim pune drejtorin për shtyp dhe veprimtari botuese të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, z. Ramadan Shkodra, i shoqëruar nga përgjegjësi për literaturë z. Agim Gashi.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me literaturen e Bashkësisë Islame si dhe mënyrat për të qenë edhe më afër nevojave të komunitetit tonë.

Kryetari Myrta shprehu mirëseardhjen e Drejtorit Shkodra dhe e vlerësoi lart nismen e tij për t’u njohur me nevojat e imamve dhe te xhematit për literaturë drejtpërdrejti nga terreni.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme