Futbollisti i talentuar i akademisë së Manchester United ka bërë xhiron e internetit për video të tij duke recituar Kur'anin. Në një postim të vëllait të tij, Amir Ibragimov 15-vjeç shihet duke recituar një pjesë të Surës Al-Furkan brenda qendrës Trafford.
Videoja, e cila u postua nga vëllai i Amirit, Ibragim Ibragimov ka mbledhur mbi 6 mijë pëlqime në Instagram dhe është shpërndarë gjerësisht në platformë. Shumë prej tyre e kanë pëlqyer recitimin e Amir-it duke e përshkruar atë si "të bukur".
Vitin e kaluar, Amiri bëri bujë kur nënshkroi një marrëveshje të re me Manchester United. Futbollisti me shumë potencial nënshkroi një marrëveshje që do ta bëjë atë të qëndroj në klub gjatë periudhës së bursës së tij derisa të jetë i përshtatshëm për kushtet profesionale kur ai mbush 17 vjeç.
Adoleshenti konsiderohet si një ndër lojtarët më të vlerësuar në sistemin akademik të United. Ai ka qenë kapiten i skuadrës U14 në sezonin që fituan Kupën Albert Phelan kundër Man City.
I lindur në Rusi, Amiri vjen nga një familje e talenteuar. Vëllai i tij më i madh, Ibragim, 18 vjeç, është luftëtar profesional MMA, ndërsa vëllai i tyre më i vogël, Gazi, është gjithashtu pjesë e akademisë së United duke luajtur për ekipin U12.