A është kush që kërkon butësi Hyjnore, ajo që përjetohet është realiteti, është e vërteta e pamohueshme, agjërimi është butësi e paqë, rehabilitim e forcim i identitetit njerëzor,
A është kush që dëshiron ta ndjejë se çfarë ëmbëlsie e çfarë kënaqësie është besimi e devotshmëria,
A është kush që dëshiron të falet e të pastrohet nga mëkatet,
A është kush që kërkon lehtësira për ta fituar Mëshirën e Zotit;
A është kush me zemër të thyer e që kërkon paqë e qetësi,
A është kush që kërkon qetësi shpirtërore e trupore,
A është kush që veprat e tij të mira t`i shumëfishohen,
A është kush që dëshiron të bindet me fakte se Islami është zgjidhja e vetme për njeriun e njerëzimin,
A është kush që ka lënduar zemra njerëzish e kërkon pajtim e falje,
A është kush që dëshiron të veprojë mirë me lehtësime nga Zoti që dhurohen vetëm në Ramazan,
A është kush që dëshiron xhenetet e larta të premtuara nga Zoti,
A është kush që dëshiron të udhëzohet duke lexuar Librin e zbritur në Ramazan,
A është kush që dëshiron të ngopë të varfërit, të ngrohë zemren e jetimit,
A është kush që me përulje ndaj urdhërave të Zotit të lartësohet në këtë botë e në të Amshueshmen,
A është kusht që dëshiron një formë të lehtë të afrohet me sjelljet e shembullit më të mirë që ka ecur mbi sipërfaqe të tokës, Muhamedit s.a.s.,
A është kush që dëshiron ta bëjë natën ditë e ditën bekim,
A është kush që përmes adhurimeve të këtij muaji të fluturoje lart,
A është kush që kërkon të reflektojë e meditojë mbi kuptimin e vërtetë të jetës që vjen përmes binjes ndaj Zotit,
A është kush që dëshiron ta ushqejë mendjen me ushqimin më të çmueshëm, me të shtrenjtë, më të kulluar e të sigurtë, me leximin e Kuranit Fisnik në gjuhën Shqipe,
A është kush që e kanë ngakuar veten me mëkate e kërkon zgjidhje e shpresë, falje e mëshirë Hyjnore,
A është kush që dëshiron të përfitojë nga mundësia që jepet një në dymbëdhjetë muaj,
A është kush që kërkon të shpëtojë nga ndikimi i veseve, instikteve, pasioneve të pakontrolluara,
A është kush që kërkon të bëhet krejt tjetër njeri, jo me pasuri por me shpirt e me zemër të mirë në rradhë të parë,
A është kush që kërkon ta kuptojë se pa u lartësuar shpirtërisht njeriu mbetet i vogël, pavarësisht famës, pasurisë, pavarësisht forcës dhe ndikimit të njerëzit e tjerë,
A është kush për ta kuptuar se duke i`u përulur Zotit njeriu lartësohet,
A është kusht për ta kuptuar se agjërimi është lehtësim e jo vështirësi,
A është kush për ta kuptuar se njerëzimi që në zanafillen e tij ka pasur agjërim,
A është kush që me forcën dhe cilësinë e agjërimit të tij t`ia vertetojë botës se çfarë besimi madhëstor është Islami,
A është kush për ta kuptuar se agjërimi jep njeriut formën e tij, trajtën e tij të pastër fisnike, përmes agjërimit njeriu bëhet me i ndërgjegjshëm, më i qetë, më i durueshëm, më tolerant, më dorëdhënë,
A është kush për ta kuptuar se kur je mirë me Zotin rrjedhimisht do të jesh mirë edhe me prindërit, edhe me bashkëshorten, edhe me fëmijët, edhe me vëllezërit, motrat e të tjerët,
Siç thërret ezani për shpëtim, siç thërret Kurani në udhëzim, siç thërret lëmosha në pastrim, agjërimi thërret në forcim të vetëdijes në ekzistencën e Zotit,
Agjëro e mos mendo dy herë se do e kuptosh forcën e agjërimit duke e përjetuar atë, mos ki frikë nga uria e etja se Zoti e lehtëson! Edhe nëse nuk ke agjëruar asnjëherë, edhe nuk je lutur Zotit asnjëherë, edhe nuk i ke rënë Zotit në gjunjë në përulje, Dera e Mëshirës Hyjnore është më e hapur se kurrë gjatë Muaji të Ramazanit! Mos u ndaj nga kjo maratonë 30 ditëshe që do të kalojë shpejt e pa ndjerë shumë, por me shumë mirësi e pozita të larta të Zoti!