Biblioteka Britanike në Londër organizoi "Iftar të Hapur", ku njerëz me prejardhje dhe besime të ndryshme janë mblidhur për të prishur agjërimin e tyre.
Këto ngjarje zakonisht organizohen nga komunitetet muslimane për të promovuar dialogun ndërfetar dhe për të nxitur mirëkuptimin dhe unitetin midis komuniteteve.
Njerëzit u mblodhën për vaktin e agjërimit në një nga bibliotekat më të mëdha në botë, si pjesë e ngjarjes së organizuar nga Projekti i Çadrës së Ramazanit, një organizatë bamirëse e vlerësuar me çmime e themeluar në vitin 2013.
Pas thirrjes së ezanit, myslimanët e prishën agjërimin në bibliotekë, i cili u pasua me namaz me xhemat.
Këshilltari Nasim Ali, kryebashkiak i Camden, dhe Jerry Shillito, kreu i operacioneve në Bibliotekën Britanike, ishin mes të pranishmëve.
Projekti ka organizuar iftar të hapur edhe në muzeun e famshëm Victoria dhe Albert në Londër dhe stadiumin e Chelsea, Stamford Bridge.
Iftari i Hapur u kthye në Bibliotekën Britanike për të shënuar Ramazanin, sipas Omar Salha, themelues i Projektit të Çadrës së Ramazanit.
Dy nga katër kopjet origjinale të Magna Carta ruhen në Bibliotekën Britanike.
Projekti i çadrës së Ramazanit filloi për të bashkuar komunitetet dhe për të përhapur frymën e muajit të shenjtë përmes iniciativave të ndryshme.
Projekti tha më herët se do të mbajë ngjarje të iftarit në 10 qytete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajit të shenjtë.