Vëllezër besimtare. ky është muaji i mirësisë dhe begatisë. Allahu xh.sh. na ka obliguar agjërimin gjalë muajit të Ramazanit, dhe nuk e ka obliguar atë veçse për sekrete dhe urtësi madhështore, disa prej të cilave i dimë, e shumë të tjera nuk j dimë, dhe disa prej tyre na i zbulon koha.
Obligim yni është që lë mendojmë në urtësinë e Allahul pas kësaj urie dhe etjeje, dhe lë kuptojmë sekretin e Tij në agjërim, në mënyrë që të mund ta kryejmë agjërimin ashtu siç dëshiron Allahu, dhe jo siç dëshirojnë njerëzit.
Agjërimi forcon shpirtin
Nuk mund ta kuplojmë sekretin e agjërimit ndryshe, vetëm nëse kuptojmë sekretin e njeriut, kush është njeriu dhe ç'është realiteti i tij.
A është ai ky trup dhe ky skelet i gjallë? A është ai ky trup i cili përbëhet prej organeve, qelizave, gjakut, mishit, eshtrave e nervave? Po të ishte i këtillë, atëherë Sa i ulet dhe i pavlerë do të ishte!
Njeriu nuk është ky skelet i dukshëm, porse ai është një shpirt nga qielli, i cili jeton në këtë trup lë tokës, gjithashtu ai është një sekret nga Allahu në një mbështjellës prej balte.
Realiteti i njeriut nuk është tjetër veçse kjo e mirë hyjnore dhe esencë shpirtërore, të cilën Allahu e ka vënë tek ai, me të cilën ai mendon, ndien, shijon, rregullon pasurinë e tokës, dhe shkaku pse Allahu i urdhëroi engjëjt që t'i përuleshin Ademit? J0 për shkak se ai është i krijuar nga balta, por për shkak se i është dhënë nga ana e Tij shpirti .
Ky është njeriu, shpirt dhe trup.
Trupi është vendbanim, ndërsa shpirti është poseduesi dhe banuesi i tij. E shtëpia nuk është krijuar për vetveten, por për dobinë e banuesit. Trupi i njeriut ka kërkesa të llojit të vet, e edhe shpirti ka kërkesa të llojit lë vet. Kur njeriu dëshirat e shpirtit të tij ua nënshtron kërkesave të trupit të vet, atëherë prej një krijese të mëshirshrne shndërrohet në një kafshë të dëmshme, e ndoshta edhe në djall të mallkuar. Mirëpo, nëse njeriu e di vleftën e vetvetes, e kupton sekretin e Allahut tek ai, dhe i mposht dëshirat e shpirtit dhe kërkesat e trupit, - atëherë bëhet si engjëll apo edhe më i mirë se ai.
Përse e ka obliguar Allahu agjërimin?
Allahu e ka obliguar agjërimin, në mënyrë që njeriu të lirohet prej instinkteve të tij, që të ikë prej burgut të trupit të vet, dhe t'i mposhtë tendencat e epsheve të veta, e t'u ngjasojë engjëjve. Nuk është çudi që shpirti i agjëruesit të ngrihet e t'i afrohet Allahut, dhe t'i trokasë dyert e qiejve me lutjet e tij e t'i hapen ato; dhe ta lusë Zotin e tij e Ai t'i përgjigjet atij; dhe ta thërrasë Atë, e Ai i thotë: Të përgjigjem robi im. Në këtë kuptim, Pejgamberi a.s. thotë: "Lutja e tre lloj personave nuk u kthehet mbrapsht (u pranohet): agjëruesit kur bën iftar, udhëheqësit të drejtë, dhe lutja e atij që i është bërë padrejtësi".
Agjëroni, shëroheni
Nëse me agjërim ekziston mundësia e forcimit të shpirtit, me të gjithashtu ekziston mundësia e forcimit të trupit, sepse të shumtën c rasteve kur njerëzit sëmuren, kjo është pasojë e barqeve të tyre që i mbushin në mënyrë të tepruar me çdo gjë që kanë dëshirë, pa i dalluar ato gjërat që duhen dhe të tjerat që nuk i duhen.
Nëse barku mbushet me ushqim, atëherë: lukthi do të: sëmuret, e shërimi më i mirë është dieta. Në të kaluarën, Hipokrati ka thënë: "Njerëzit kanë ngrënë si egërsira e janë sëmurë, e i shëruam me ushqimet e shpezëve". Duke agjëruar, stomaku ka mundësi të pushojë, dhe trupi largon shumë teprica të dëmshme që ka në të. Në një revistë është publikuar se 300 persona janë shëruar nga diabeti (sëmundja e sheqerit) duke agjëruar, ndërsa transmetohet se Pejgamberi a.s, ka thënë: "Luftoni, fitoni; udhëtoni, pasuroheni, agjëroni, shëroheni"!
Agjërimi edukon vullnetin
Me agjërim, gjithashtu forcohet vullneti, dhe mësohet durimi. Agjëruesl ka uri e para vetes qëndrojnë ushqime të shijshme, ka etje e në duart e veta ka ujë të ftohtë; e përmban veten e pranë tij është e shoqja, askush nuk e vëzhgon përveç Zotit të tij; askush nuk e pushton përveç ndërgjegjes së tij; askush nuk e përkrah përveç vullnetit të tij të fortë: dhe të matur. Një gjë e tillë përsëritet tek ai 15 orë ose më shumë për çdo ditë, dhe 29 apo 30 dirë për çdo vit. Cila shkollë kujdeset për edukimin c vullnetit të njeriut. dhe mësimin e durimit të mirë, si shkolla e agjërimit? Një shkollë të cilën Islami në mënyrë të detyrueshme e hap për myslimanët në Ramazan, dhe, në mënyrë vullnetare, jashtë Ramazanit.
Një psikolog gjerman ka bërë një studim për forcimin e vullnetit, dhe erdhi në përfundimin se mënyra më e mirë për të, është agjërimi. E Islami u ka paraprirë psikologëve, ashtu siç u ka paraprirë mjekëve. Mjafton ta dëgjosh thirrjen e Pejgamberit a.s. drejtuar të rinjve: "O ju të rinj, ... ai që s'ka mundësi (për martesë), le të agjërojë, sepse kjo është mënyra më e mirë për frenimin e tij (pengimin e marrëdhënieve jashtëmartesore)" .
Meqë muaji i Ramazanit i mësuaka njeriut durimin, Pejgamberi a.s. i është atribuuar atij, dhe i kishte thënë një ashabi: "Agjëroje muajin e durimit, Ramazanin". Ai i tha: "O i Dërguar i Anahut, unë jam i fortë, dhe dëshiroj të ma shtosh". Pejgamberi a.s, ia ktheu: "Atëherë për çdo muaj agjëro nga një ditë.
Në një hadith tjetër, Pejgamberi a.s. thotë: "Për çdo send ka pastrim (zekat), kurse pastrimi i trupit është agjërimi, agjërimi është gjysma e durimit".
Me të vërtetë agjërimi është gjysma e durimit, sepse tek njeriu ekzistojnë tri fuqi: fuqia e epshit (si te kafshët), fuqia e hidhërimit (si tek egërsirat) dhe fuqia shpirtërore (si tek engjëjt). Nëse arrijmë që fuqia shpirtërore të mbizotërojë mbi fuqinë e epshit dhe të hidhërimit, atëherë arrihet i tërë durimi. Mirëpo, nëse arrijmë që fuqia shpirtërore të mbizotërojë mbi njërën prej dy fuqive, atëherë arrihet gjysma e durimit. Me agjërim, myslimani mbizotëron fuqinë e epshit të vet prej barkut dhe organit gjenitale të tij.
Njohje me dhuntitë
Prej urtësive të agjërimit është se ai e njofton njeriun për sasinë e dhuntive të Allahut dhuruar atij, sepse, kur tek njeriu përsëriten dhuntitë, atëherë pakësohen ndjenjat e tij për to, sepse dhuntia nuk njihet veçse me humbjen e saj. Nuk mund ta dish vleftën e një gjëje të ëmbël përveçse kur ta provosh një gjë të hidhur; nuk mund ta dish vleftën e ditës përveçse kur të bjerë errësira, dhe anasjelltas, gjërat qartësohen.
Duke agjëruar njeriu e kupton vleftën e ushqimit, pirjes dhe të ngopjes. Këto nuk mund t’i kuptojë ai përveç nëse trupi i tij shijon etjen dhe urinë.
Ai që e kujton dhuntinë e Allahut, ia vlen ta falënderojë Allahun! Për këtë arsye, Pejgamberi as. ka thënë: "Allahu më ka ofruar që rafshinën e Mekës ta bëja flori, por unë i thashë: “Jo, o Zot, por kërkoj që një ditë të ngopem dhe një ditë të uritem. Kur të uritem, lë lutem Ty dhe Te kujtoj, e kur të ngopem, Të falënderoj" .
Përkujtim i privimit të të varfërve
Prej sekreteve sociale të agjërimit është se ai është përkujtim praktik për urinë e të uriturve dhe mjerimin e të varfërve. Përkujtim pa pasur nevojë për ligjëratë dhe gjuhë të rrjedhshme. Përkujtim të cilin e dëgjon agjëruest prej zërit të stomakut dhe thirrjes së zorrëve, sepse ai që është rritur në mesin e dhuntive, e nuk i di as urinë dhe as etjen, ndoshta ai do të mendojë se që të gjithë njerëzit janë si ai, dhe, meqë ai ka ushqim edhe njerëzit e tjerë do të kenë, dhe, sepse ai ushqehet me mish të shpezëve dhe me fruta të zgjedhura, atëherë as njerëzit e tjerë nuk do të privohen nga buka. Nuk është çudi që Allahu agjërimin e ka bërë për manifestimin e socializimit të vërtetë dhe të barazisë së plotë. Urinë e ka bërë taksë të detyrueshme, që duhet ta paguajnë i pasuri e i varfri, ai që posedon shumë, dhe tjetri që: nuk posedon as ushqimin ditor të tij, derisa i pasuri të ndiejë se ekzistojnë barqe të zbrazëta, zorrë të uritura e të etura. Prandaj i ka hije njerëzisë së njeriut, Islamit të myslimanit dhe besimit të besimtarit që t'i zbutet zemra e tij, t'u japë nevojtarëve dhe t'ua zgjas dorën të varfërve. Allahu është i mëshirshëm dhe i mëshiron robërit e Tij të mëshirshëm.
Transmetohet se Jusufi a.s. agjëronte shumë (ose hante pak), ndonëse në dorë e kishte thesarin e shtetit. Është pyetur për këtë gjë që bënte, e ai ishte përgjigjur: "Frikësohem se, nëse ngopem, e harroj urinë e të varfrit".
Nënshrim i plotë për Allahun
Në agjërim gjejmë nënshtrimin e plotë dhe të përkryer për Allahun, e kjo urtësi është e përbashkët në të gjitha adhurimet, dhe është qëllimi kryesor i çdo obligimi, dhe nuk mund të jetë adhurimi adhurim dhe as robi rob përveçse me të. Zoti i njerëzve thotë: "Kam urdhëruar dhe kam ndaluar", ndërsa robi thotë: "Dëgjuam dhe respektuam (urdhrin). Kërkojmë faljen tënde, o Zoti ynë, tek Ti është ardhmëria jonë)".
Për këtë arsye, Allahu ia referon Vetes së Tij të Lartësuar agjërimin dhe e ka marrë përsipër shpërblimin e agjëruesve, e ka thënë: "Çdo vepër e birit të Ademit (njeriut) është për të, përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të, ai (agjëruesi) e braktis ushqimin, pijen dhe dëshirën e tij për hir Timin".
Ky është agjërimi në Islam. Allahu nuk e ka ligjësuar agjërimin për t’i ndëshkuar njerëzit e as për t'u hakmarrë, veçse e ka ligjësuar për zgjimin e shpirtit, përmirësimin e trupit, forcimin e vullnetit, mësimin e durimit, njohjen e dhuntive, edukimin e ndjenjave të mëshirës dhe stërvitjen për nënshtrimin e plotë për Allahun.
Prej mëshirës së Zotit të botëve është se Ai e ka ligjësuar lejimin e mosagjërimit për atë që është i sëmurë ose është duke udhëtuar, atij i lejohet të hajë, por duhet të agjërojë më vonë aq ditë sa ka ngrënë. Siç ia ka lejuar edhe gruas shtatzënë dhe gjidhënëses që të mos agjërojnë dhe t'i kompensojnë ato ditë të paagjëruara një ditë për një ditë, nëse kanë mundësi, ose t'ia paguajnë ushqimin ditor një të varfrt për aq ditë sa kanë ngrënë.
Myslimani dhe agjërimi
Kisha pasur dëshirë të di se a i kanë kuptuar myslimanët sekretet e agjërimit dhe a kanë përfituar prej muajit të Ramazanit?
Për sa u përket të parëve tanë, ata kishin vjelë frytet e tij. Dita e tyre ishte aktive, prodhuese dhe mjeshtëruese, ndërsa nata e tyre kalonte duke vizituar njëri tjetrin, duke falur namaz nate dhe duke lexuar Kur'an. l tërë muaji atyre u kalonte duke mësuar, duke bërë ibadet dhe bamirësi; gjuhët e tyre agjëronin, nuk bisedonin për gjëra të turpshme e të kota; veshët e tyre agjëronin, duke mos dëgjuar fjalë boshe e të pavlefshme; sytë e tyre agjëronin, duke mos shikuar gjëra të ndaluara e as të ndyta; zemrat e tyre agjëronin, duke mos menduar për gabime a mëkate; edhe duart e tyre agjëronin, duke mos i zgjatur ato në të këqija dhe as në dëme.
Ndërsa ne, qëndrojmë mjaft keq gjatë Ramazanitl! Allahu këtë muaj
e ka bërë për zemrën dhe shpirtin, kurse ne e kemi bërë për barkun dhe stomakun; Allahu e ka bërë për vetëpërmbajtje dhe durim, ndërsa ne e kemi bërë për zemërim dhe pamaturi: Allahu e ka bërë për qetësi dhe seriozitet, ndërsa ne e kemi bërë për sharje dhe grindje; Allahu e ka bërë për të vërtetën dhe fenë, ndërsa ne e kemi bërë për ngrënien e fikut dhe pirjen e pijeve; Allahu e ka bërë këtë muaj që ne gjatë tij t'i ndryshojmë tiparet e veseve tona, ndërsa ne nuk kemi ndryshuar asgjë përveç orarit të ngrënies; Allahu e ka bërë këtë muaj mësim për të pasurin, që t'i ushqejë të varfrit, ndërsa ne e kemi bërë atë ekspozitë ushqimesh e pijesh të ndryshme, ku shtohet ngopja e të pasurit aq sa shtohet edhe vuajtja e të varfrit!!
Agjërimi lufton katër gjëra të rrezikshme
Sa fatkeq që është një popull, i cili muajin e Ramazarut e merr si një stinë të papunësisë dhe përtacisë, gjatë tij hanë dyfish më shumë sesa hanë gjatë muajve të tjerë, shpenzojnë më shumë sesa shpenzojnë gjatë muajve të tjerë, dita e tyre u kalon me përtaci dhe gjumë, ndërsa nata e tyre u kalon duke ngrenë e pirë dhe me pagjumësi, të shumtën me llomotitje e haram.
Mirëpo, sikur të përfitonim nga muaji i Ramazanit ashtu siç dëshiron Islami, do të luftoheshin katër armiqtë tanë: injoranca, varfëria, sëmundja dhe poshtërsia, për rezistencën e të cilave kanë bërë thirrje: politikanët, reformatorët, shkrimtarët dhe predikuesit.
Është luftë kundër injorancës, sepse gjatë muajit të Ramazanit mbahen ligjërata të ndryshme pas kohëve të namazeve, gjithashtu mbahen mësime për ngritjen morale dhe udhëzimin e myslimanëve.
Po ashtu është luftë kundër varfërisë së të varfrit, sepse zbuten zemrat e ngurta, për të ndihmuar i pasuri të varfrit.
Gjithashtu është luftë kundër sëmundjes së të sëmurit, sepse stomaku pushon, dhe gjatë agjërimit rigjallërohen organet e trupit pas një lodhjeje njëmbëdhjetë muajshe.
Si dhe është luftë kundër poshtërsisë, sepse ai ia ngre moralin agjëruesit dhe e mëson si ti mundë trillet e trupit dhe epshet e tij.
Këshillë agjëruesëve
O agjërues, kam një këshillë për ju: Mos agjëroni nga hajet dhe pijet që i ka lejuar Allahu xh.sh., e të mos agjëroni nga mëkatet që i ka ndaluar Allahu xh.sh .. Madje, dëgjoni fjalën e Pejgamberit a.s.: "Kush nuk i
lë fjalët e ndyra dhe veprime të ngjashme me to (por vepron kështu edhe gjatë Ramazanit), Allahu s'ka nevojë që ai (njeri) të lërë ushqimin dhe pijen e tij".
Atëherë, pra, ruani gjymtyrët tuaja, pastroni zemrat tuaja, ndaloni shikimet prej haramit, ruani gjuhët tuaja, ndaloni duart tuaja prej haramit dhe dijeni se, pas mundimit, vjen freskimi, pas etjes, vjen shuarja e saj.
Pejgamberi a.s, ka thënë: "Në Xhennet është një derë, e cila quhet Rejjan, nëpër të cilën do të hyjnë Ditën e Gjykimit vetëm ata që agjërojnë. Përveç këtyre, nëpër këtë derë s'do të hyjë askush. Do
të thirret në atë derë: Ku janë agjëruesit? Ata do të ngrihen, dhe nëpërmjet asaj dere s'do të hyjë askush tjetër. Pasi të hyjnë, dera do të mbyllet dhe askush tjetër s'do të mund të hyjë (nëpërmjet saj)" .
Ndërmjet agjërimit dhe xhihadit
Agjërimi gjatë ditëve të nxehta e mundon trupin dhe krijon vështirësi, mirëpo e tërë kjo është përgatitje për një ymet që e ka misionin e vet, dhe xhihad për të përballuar vështirësitë. Aq sa janë lodhja e mundimi, aq do të jetë edhe shpërblimi. Të parët tanë duhet të jenë shembuj të mirë për ne, pasi ata i mirëpritnin ditët me vapë të madhe për të agjëruar, duke pritur shpërblimin prej Allahut.
Pejgamberi a.s. e dërgoi Ebu Musën r.a. me një grup në një brigadë detare. Ata po ngrinin velat në një natë të errët, kur papritmas bërtiti një person: O ju njerëz, ndaluni t'ju tregoj për një gjë që ka paracaktuar Allahu për vetveten. Ebu Musa r.a. i tha: Na trego, nëse do na tregosh. Ai tha: Allahu ka paracaktuar për vetveten se atij që etet (e lë të etur) veten e tij në një ditë të nxehtë, do të jetë obligim për Allahun që t'i japë ujë Ditën e Kiametit. Pas kësaj, Ebu Musa r.a. përpiqej që gjatë ditëve të nxehta, kur njeriu gati sa s'binte prej vape, t'i agjëronte ato".
Transmetohet se Aliu r.a. ka thënë: "Më janë bërë të dashura nga kjo botë tri gjëra: mikpritja e të dobëtit, agjërimi gjatë verës dhe luftimi i armiqve të Allahut me shpatë".
O agjërues, duroni gjatë ditës e mos u mërzitni, ngrihuni gjatë natës për të falur namaz e mos përtoni, dhe bëjuni mirë të varfërve e mos u bëni koprracë. Gjallëroni netët e Ramazanit me namaz të sinqertë, dituri të dobishme dhe lexim të Kur'anit.
Mesazh atyre që nuk agjërojnë
Ndërsa ju që nuk agjëroni e jeni mashtruar, pendohuni dhe kthejuni Allahut me keqardhje, para se t'u befasojë vdekja dhe vuajtjet e saj, e t'ju ndëshkojë Allahu, e të pendoheni atë ditë kur nuk bën dobi pendimi.
"Pejgamberi a.s. një natë në ëndrrën e tij pa një popull të varur për thembrat e tyre, nofullat e të cilëve ishin të shqyera dhe rridhte gjak prej tyre. Pyeti: Kush janë ata? I është thënë: Ata janë që bëjnë iftar para se të plotësojnë agjërimin e ¬tyre".
Nëse ky është ndëshkimi i atyre që janë të pakujdesur dhe shpejtojnë e bëjnë iftar para kohës së iftarit, atëherë ç'do të bëhet me ata që hanë haptas gjatë ditëve të Ramazanit në një vend, feja e të cilit është Islami?!
O agjërues, udhëzoni këta të humbur me butësi, bindini me shpirtmirësi. Nëse nuk gjeni dashamirësi tek ata, atëherë bojkotojini dhe urrejini për hir të Allahut, sepse lidhjet më të forta të besimit janë dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Tij.
Dr. Jusuf El Kardavi
Përktheu Mr. Faruk Ukallo
Burimi: Ligjeratë e Shejh El-Kerdavlt, përgatitur nga "Muhammed Havtar dhe Ekrem Abdus-settar Kessab.
Dituria Islame 228/229