Mbreti dhe tre ministrat e tij

Një ditë mbreti thirri tre ministrat e tij dhe u tha t’i marrin shportat dhe t’i sjellin atij nga kopshti fruta të ndryshme.

Ministri i parë u përpoq që ta kënaq mbretin dhe zgjodhi frutat më të mirë nga gjitha llojet e pemëve dhe e mbushi përplot shportën.
Ministri i dytë mendoi se mbreti me siguri nuk i do për vete frutat, kështu që shportën e mbushi me fruta të mira e të këqija.
Ministri i tretë ishte i bindur se mbreti as nuk do të shikojë çfarë ka në shportë dhe shportën e tij e mbushi me bar dhe gjethe të pemëve.
Ditën e nesërme, mbreti urdhëroi që t’ia sillnin ministrat me shportat e tyre.
Kur i sollën para mbretit, ai urdhëroi ushtarët që të tre ministrat t’i burgosin në qeli të ndara dhe t’i lënë aty për tre muaj. Ua ndaloi vizitat në burg dhe nuk u lejoi kurrfarë ushqimi, pos atyre që i kishin në shportat e tyre.
Ministri i parë u kënaq duke ngrënë frutat e mira për tre muaj.
Ministri i dytë mezi mbijetoi duke i zgjedhur vetëm frutat e mira që i kishte mbledhur.
Ndërsa, sa i përket ministrit të tretë, ai vdiq nga uria pas një muaji, sepse nuk kishte mbledhur asnjë frut.


Mesazhi i tregimit: Të gjithë ne tani jemi në kopshtin e dynjasë, jemi të lirë të mbledhim vepra të mira apo të këqija, por kur nesër Sunduesi urdhëron që të na mbyllin në varrin e errët, nuk mund të na shpëtojë asgjë pos veprave të mira që i kemi mbledhur gjatë jetës sonë në këtë botë.
Vëlla i dashur, ndalu tani e mendo dhe sille vendimin se çfarë dëshiron të jetë “burgu” yt nesër.



Prim.dr.sc.med. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Promovohen “Akaidi islam: Parimet, zhvillimi dhe shkollat” dhe “Ixhazetnamet e Sherif ef.Ahmetit”