Një tregim për miqësinë e vërtetë

Një natë mora një telefonatë nga një mik i mirë.
U ndjeva shumë mirë nga telefonata e tij. Gjëja e parë që më pyeti ishte :
– Si je?
Nuk e di pse iu përgjigja:
– Ndihem i vetmuar!
Dëshiron të flasim? – më tha .
Iu përgjigja – Po!
Dhe ai menjëherë më tha: Dëshiron të vij në shtëpinë tënde dhe të flasim?
Unë iu përgjigja – Po!
Ula telefonin dhe për 15 minuta miku im ishte para derës duke i rënë ziles.
I fola për orë të tëra për gjithçka, për punën time, familjen, të fejuarën, për dyshimet e mia ... dhe ai gjatë gjithë kohës më dëgjonte me kujdes.
Pa kujtuar ishte zbardhur, ndihesha i çlodhur mendërisht, u ndjeva mirë nga shoqëria e tij, mbi të gjitha nga dëgjimi i tij, më bëri të kuptoj gabimet e mia. Ndihesha shumë më mirë, dhe kur ai e vuri re që ndihesha mirë më tha: – Mirë ! Tani që ndihesh më mirë, unë po iki në punë.
I çuditur i thashë: – Përse nuk më tregove që do ikje në punë? Shiko sa është ora, ndërsa ti nuk ke fjetur fare, të humba gjithë kohën këtë natë!
Ai qeshi dhe më tha : – S’ka problem, për këtë janë miqtë!
U ndjeva i lumtur dhe krenar që kisha një mik të tillë.
E përcolla deri te dera e jashtme e shtëpisë dhe ndërsa ai po shkonte drejt makinës i bërtita nga larg: – Tani çdo gjë është në rregull, po përse më telefonove aq vonë mbrëmë?
Ai u kthye drejt meje dhe më tha me zë ulët që dëshironte të më jepte një lajm, dhe unë i thashë: – Çfarë ka ndodhur ?
Mu përgjigj: – Shkova tek doktori, dhe ai më tha që jam shumë sëmurë ..
Unë ngela pa fjalë, por ai buzëqeshi dhe më tha: Do të flasim përsëri, të uroj një ditë të bukur!
Ktheu kurrizin dhe iku. Mu desh pak kohë që të vija në vete dhe pyesja veten: Përse kur më pyeti si isha, unë harrova ta pyes për veten e tij dhe fola vetëm për vete?
Ku e gjeti forcën të më buzëqeshte, të më jepte kurajë, të më thoshte gjithçka, në atë situatë që gjendej? Kjo është e pabesueshme!
Që nga ai moment jeta ime ndryshoi.
Tani jam më pak dramatik për problemet e mia, dhe luftoj shumë për gjërat e bukura në jetë. Tani iu kushtoj shumë kohë njerëzve që dua dhe problemeve të tyre …
I uroj ata të kenë një ditë të bukur dhe iu kujtoj se: Ai që nuk jeton për të ndihmuar të tjerët, nuk ia vlen të jetojë…
Jeta është si një shkallë, nëse ti shikon lart do të jesh gjithmonë i fundit në rresht, por nëse ti shikon poshtë do të shohësh që janë të shumtë njerëzit që do të dëshironin të ishin në vendin tënd!



E huazuar ...


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme