Besimtarë të shumtë në të gjitha xhamitë e Mitrovicës, sot pas namazit të Xhumasë i janë përgjigjur thirrjes së Këshillit të Bashkësisë Islame të këtij qyteti për grumbullimin e të hollave për shërimin e minatorit, Petrit Bajramit.
Minatorit nga Mitrovica i ishte përkeqësuar gjendja teksa ishte duke punuar në minierën e Stantërgut, me ç’rast menjëherë u dërgua në emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku u diagnostifikua me sëmundjen e Leukemisë Akute.
Për shërimin e tij deri më tani nevojiten një shumë e konsideruar e të hollave për çka është e papërballueshme për një familje. Ai aktualisht po qëndron në një spital në Turqi ku do të trajtohet për disa muaj.
Lusim Zotin t’i shpërblejë të gjithë ata që kontribuuan për shërimin e tij.