Arbnora Fejza Idrizi është artistja shqiptare që ka arritur të shkruajë emrin për herë të katërt në librin e rekordeve botërore Ginis.
Kësaj radhe, ajo ka përgatitur mozaikun më të madh me lule origami, të cilën e ka realizuar me flamurin kombëtar. Mozaiku ka pasur përmasat prej 1,303 metra katror dhe ka ardhur në nder të 28 Nëntorit.
Konfirmimin zyrtar nga selia e Librit Ginis nga Londra, e ka bërë të ditur vetë artistja, përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan:
“Sot vendosem histori përsëri me një rekord të jashtëzakonshëm! Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, bashkë po shkruajmë kapituj të pazakontë të suksesit. Mrekulli e re! Sot kam shënuar një tjetër fitore duke vendosur një rekord botëror të ri. Faleminderit për përkrahjen tuaj, ky sukses është i juaji po aq sa është im.”