(Burimet e të ardhurave të gruas)
Ndër burimet e të ardhurave të cilat i zotëron pa punë dhe angazhim të saj janë: trashëgimia dhe mehri.
1 - E drejta e gruas për trashëgimi
Në hyrje të këtij punimi kemi përmendur se në epokat e shkuara para Islamit, gruaja nuk ka pasur pronë private, as nuk ka pasur të drejtë trashëgimie, por përkundrazi ajo ishte trashëguar si pronë.
Kur Islami solli ligjin e tij tolerant dhe drejtësinë absolute, ai e trajtoi atë me drejtësi dhe ia përcaktoi asaj të drejtën e trashëgimisë, sipas pozitës së saj në lidhje me trashëgimlënësin dhe me pjesën tjetër të trashëgimtarëve, qoftë trashëgimi e vogël apo e madhe, duke mos shikuar gjininë e saj.
Zoti i Madhëruar thotë: "Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes),
edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti)." (En Nisa, 7).
Zoti i Madhërishëm i veçoi gratë me përmendje ashtu siç i veçoi burrat dhe ua vërtetoi të drejtën e trashëgimisë, sado e pak qoftë ajo, duke thënë: "le të jetë pak ose shumë ajo që lënë”, dhe e bëri të drejtë të përcaktuar në formë të prerë me shprehjen: "ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti)", në mënyrë që të mos nënvlerësohen në këtë të drejtë dhe që më këtë legjislacion të urtë të konfirmojë fshirjen e padrejtësisë që i është bërë asaj në periudhën paraislame dhe epokat e errëta që i paraprinë.
Zoti i Plotfuqishëm e bëri të qartë të drejtën e gruas për trashëgimi, në suren En Nisa, ajetet 11-14 dhe ajeti 176 dhe Ai vetë, e detajoi atë sipas rrethanave të saj dhe nuk ia la askujt që të bëjë ixhtihad në të.
Megjithëkëtë, disa akoma i shqetëson fakti, se në ligjin e trashëgimisë në Islam është çështja e dallimit të mashkullit nga femra në shpërndarjen e trashëgimisë, pasi dihet se mashkulli ka dyfishin e femrës. Por, a do të thotë kjo anshmëri ndaj burrit dhe favorizim të tij mbi gruan?!
Për të sqaruar këtë çështje, duhet thënë se Islami nuk mund ta favorizojë burrin për mashkulloritetin e tij, sepse kjo bie në kundërshtim me pikëpamjen e Islamit për burrin dhe gruan, pasi secili prej tyre është krijuar për një qëllim, e që është adhurimi i Zotit të Plotfuqishëm siç është theksuar në ajetin: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë," (Edh Dharijat, 56) dhe përderisa qëllimi i krijimit është i njëjtë për të dy gjinitë, atëherë nuk ka asnjë konsideratë për të preferuar një gjini mbi një tjetër. Kurse çështja e dallimit gjinor është për popullimin e tokës me mbijetesën e qenies njerëzore, e cila është një çështje e domosdoshme për mbijetesën e llojit njerëzor, dhe për shpërndarjen e roleve gjinore për vendosjen e jetës në tokë.
Ai që nuk bëri dallim midis të bardhit dhe të ziut, as arabit dhe jo arabit përveçse me devotshmëri, nuk është e mundur të bëjë dallim midis mashkullit dhe femrës, përveçse me të njëjtin kriter gjithashtu, e që është devotshmëria.
Pyetja tani është nëse Islami nuk e favorizon mashkullin mbi femrën, cili është justifikimi i dallimit midis burrit dhe gruas në trashëgimi sipas fjalëve të të Plotfuqishmit: "Allahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra."(En Nisa, 11).
Përgjigjja për këtë nën një është se kriteret për shpërndarjen e trashëgimisë në Islam nuk janë sipas mashkulloritetit dhe feminitetit. Por, ajo rregullohet nga tre kritere:
Një: shkalla e lidhjes farefisnore ndërmjet trashëgimtarit, mashkull qoftë apo femër, dhe trashëgimlënësit. Sa më e afërt të jetë lidhja, aq më e madhe është pjesa në trashëgimi, dhe sa më e largët të jetë lidhja aq më e vogël është pjesa në trashëgimi, duke mos marrë parasysh gjininë e trashëgimtarëve.
Dy: Pozicioni i brezit trashëgues në sekuencën kronologjike të brezave. Gjeneratat që kanë jetën para dhe përgatiten për të mbajtur barrën e saj zakonisht kanë një pjesë më të madhe në trashëgimi sesa pjesa e brezave që jetën e kanë lënë prapa, pavarësisht nga gjinia e trashëgimtarëve, mashkull apo femër.
Tre: Barra financiare që legjislacioni islam kërkon nga trashëgimtari të mbajë. Ky është kriteri i vetëm që rezulton në një dallim mes mashkullit dhe femrës, por ky është një dallim që nuk çon në ndonjë padrejtësi ndaj femrës apo pakësim të së drejtës të saj. Prandaj, kushdo që shikon Islamin, tekstet e tij dhe historinë e tij të lavdishme, objektivisht nuk do të gjejë vështirësi në zbulimin e statusit të lartë që ia dha gruas, pasi Islami është feja që ia dha gruas të drejtën e trashëgimisë, ndërkohë që ajo ishte prej atyre që trashëgohej po si çdo plaçkë, dhe nuk kishte të drejta të mbrojtura dhe status të lartë para Islamit. Andaj, është gabim të shikohet barazia e burrit dhe gruas pa marrë parasysh të drejtat dhe detyrat që ka burri, pasi barazia në dhënie duhet të shoqërohet me barazi në detyrime. Prandaj, duhet të shikohen detyrimet që ka burri, ndërsa barazia e gruas pa i marrë në konsideratë detyrimet që merr përsipër burri, është defekt.
Djali ka më shumë detyra dhe përgjegjësi financiare sesa vajza, madje ato nuk krahasohen me përgjegjësitë financiare të vajzës. Ai paguan pajën e bashkëshortes dhe obligohet ta furnizoj atë dhe fëmijët me ushqim, veshmbathje, strehim dhe të ngjashme. Ai obligohet me pajën e bashkëshortes, t'i përgatisë asaj vendstrehimin dhe të shpenzojë për të nga pasuria e tij, qoftë ajo e varfër apo e pasur, me ç'rast pjesa e tij e trashëgimisë do të jenë për të dhe për bashkëshorten e tij, kështu që pjesa e tij do të jetë e barabartë ose më pak se ajo e motrës së tij. Pastaj, nëse i lindin fëmijë, ai është i detyruar t'i mbajë ata, ndërsa nëna e tyre nuk mbart asnjë përgjegjësi financiare. Në këtë rast, pasuria e tij e trashëguar do të jetë më pak se pasuria e motrës së tij. Po, nëse vajza martohet, ajo merr mehrin nga bashkëshorti i saj dhe furnizimi i saj bie mbi të. Kështu që, ajo mund ta shfrytëzojë atë që ka trashëguar nga i ati dhe ta zhvillojë vetëm për veten e saj, d.m.th. djali e paguan pajën, kurse vajza ia merr pajën bashkëshortit të saj, djali shpenzon për shtëpinë e tij, kurse vajza nuk shpenzon asgjë, por e kundërta, për të shpenzohet.
Të gjitha këto, fetarisht dhe juridikisht, janë të detyrueshme për burrin, jo për gruan. Gruaja merr e nuk jep dhe kursen pa paguar asnjë shpenzim dhe pa ndarë me burrin shpenzimet dhe kërkesat e jetës, edhe në rast se gruaja është e pasur, burri është i detyruar ta furnizojë atë, sepse ai është përgjegjës për furnizim. Nëse gruaja paguan, kjo është mirësi nga ana e saj, por sipas legjislacionit islam, ai që e furnizon bashkëshorten dhe fëmijët është burri. Zoti i Madhëruar ka thënë: “I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregull”(El Bekare, 233).
Gruaja, gjegjësisht cilado grua në Islam, ka sigurim gjithëpërfshirës gjatë gjithë jetës, sipas terminologjisë së epokës bashkëkohore, ndaj të gjitha nevojave të saj, për ushqim, pije, strehim, trajtim dhe gjëra të tjera, të cilat Sheriati ia obligoi burrit, pavarësisht nëse ai është baba, bashkëshort, vëlla, xhaxha i gruas apo dikush tjetër, kjo përveç përgjegjësisë që bart burri për shpenzimet për fëmijët, prindërit dhe ndonjëherë edhe disa të afërm. Në të kundërtën, asgjë nga këto nuk janë të detyrueshme për gruan. Nëse Ligjvënësi ka caktuar burrin të jetë përgjegjës për gruan dhe që të kujdeset për të gjitha nevojat e saj të domosdoshme, dhe shto kësaj atë pjesë që duhet t'i jepet asaj si mehr, pastaj edhe e drejta e trashëgimisë që gruaja e meriton me hise të caktuara, atëherë ku ekziston padrejtësia e shkaktuar ndaj gruas?! Përkundrazi, kjo është urtësia që flet për drejtësinë dhe mëshirën në formën e saj më të bukur, e cila nuk i fshihet një personi të shëndoshë.
Çështja e trashëgimisë nuk duhet të merret parasysh vetëm nga njëri aspekt, ngase ajo ka shumë aspekte. Shumë njerëz shikojnë ndarjen e trashëgimisë pa shikuar rezultatin social, disa prej tyre mund të shkojnë aq larg sa të mendojnë për barazinë e burrit dhe gruas duke e detyruar gruan të paguajë pajën dhe të paguaj gjysmën e furnizimit, në mënyrë që ajo të jetë e barabartë në trashëgimi. Kjo është e kundërta e natyrshmërisë, padrejtësi ndaj femrës dhe transferim i përgjegjësisë sociale nga supet e burrit ne supet e gruas, përveç lindjes se femijëve, ushqyerjes me gji dhe kujdesi që ka ajo për ta.
Prandaj, është e padrejtë mos marrja parasysh e të drejtat dhe detyrat. Duhet të shikohet balanca e të drejtave dhe detyrave, në mënyrë që dhënia të jetë në vend.
Një çështje e rëndësishme që duhet theksuar është se pasuria e trashëgimisë nuk është rezultat i punës dhe mundit, ndërsa sa i përket pasurisë së fituar, në këtë nuk ka dallim midis burrit dhe gruas, as në shpërblimin e punës, as në fitimin e tregtisë, e as në të drejtën e pronësisë.
Së dyti: trashëgimi i burrit dyfishin e femrës nuk është në formë absolute, por vetëm në disa raste të caktuara, ngase ka shumë raste në të cilat gruaja trashëgon më shumë se burri apo burri nuk trashëgon fare, ndërsa ka vetëm 4 raste nga më shumë se 40 raste në të cilat gruaja trashëgon gjysmën e pjesës së burrit, përfshirë rastin e përmendur në ajetin:
"Allahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra." (En Nisa, 11).
Në këtë rast dhe në të tri rastet e tjera në cilat burri trashëgon dyfishin e gruas është për shkak se mbi të bien obligimet financiare familjare, sepse pasardhësi është vazhdues i përgjegjësive financiare të të ndjerit dhe të familjes së tij për sa i përket mbajtjes së të afërmeve, dhe në çështjet e shpagimit të gjakut. Ndërsa sa u përket të tjerëve jashtë këtyre katër rasteve, marrëdhënia e tyre me të ndjerin është jashtë fushës së asabesë(¹), d.m.th. nuk ka përgjegjësi financiare vetëm mbi mashkullin, kështu që pjesa e femrës prej tyre është e barabartë me mashkullin, siç tregohet nga ajeti: "Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftë se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesëmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë).” (En Nisa, 12).
Kjo është urtësia e legjislacionit hyjnor në këtë fushë, i cili me tolerancën dhe drejtësinë e tij, hoqi nga gruaja padrejtësinë nga e cila ka vuajtur me shekuj, duke e konsideruar atë të aftë për të zotëruar pronë dhe për të vepruar në të dhe bëri një nga burimet e zotërimit të pasurisë. Kjo është ajo që i dha gruas myslimane një pozitë të madhe në shoqëri dhe e bëri atë pjesëmarrëse aktive në ndërtimin dhe zhvillimin e saj, me pasurinë dhe mendimin e saj.
2- E drejta e gruas në mehr
Mehri në Islam, i cili është një dhuratë e domosdoshme dhe dhënie e kërkuar për bashkëshorten nga bashkëshorti i saj, konsiderohet si një nga burimet më të spikatura të pronësisë për gruan, një nga të drejtat e saj financiare, në mënyrë që të mund të ketë jetën e vet ekonomike dhe të jetë një anëtare aktive në ndërtimin e shoqërisë se saj, për dallim nga epokat paraislame, ku gruaja nuk kishte të drejtë në mehr apo në ndonjë gjë tjetër, sepse ajo ishte si një plaçkë për ta me të cilën mund të vepronin si të donin. Në rast se është paguar diçka në martesën e saj, ajo ka qenë vetëm për kujdestarin e saj, ndërsa ajo nuk ka pasur të drejtë në të.
Kur erdhi Islami, ai e nderoi gruan dhe e obligoi bashkëshortin t'ia jap mehrin asaj, pavarësisht se sa i varfër qoftë ai, dhe kjo për shumë kuptime, prej tyre shfaqjen e rrezikut dhe rëndësisë së kontratës martesore, veçanërisht pasi subjekti i saj është qenia njerëzore, krijesa më fisnike, demonstrim të dëshirës së tij për t'u martuar me të, nderim të gruas, ngritje të statusit të saj, ruajtje të qëndrueshmërisë së lidhjes martesore, si dhe plotësim të nevojave të saj. Ai e shfuqizoi atë që ishte në kohën paraislame dhe e bëri mehrin pronë ekskluzive të gruas, duke mos pasur askush të drejtë në të. Zoti i Madhëruar thotë:
"Grave jepuani dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë." (En Nisa, 4).
Në këtë ajet ka dëshmi, se gruaja mund të veproj çfarë të dojë me pasurinë e saj nëse është e pjekur dhe nuk është e lejueshme që dikush të marrë asgjë nga mehri i saj, pasi ai është një e drejtë e pastër e saj, dhe kushdo që e merr atë pa dëshirën e saj, ai ka e ka marrë atë padrejtësisht. Këtu, kuptimet e mëshirës së Islamit ndaj gruas u bënë të qarta kur i dha asaj të drejtën për të pasur pronë, kapacitet të plotë për të vepruar në pronën e saj dhe pavarësi financiare nga burri.
Legjislacioni islam ligjësoi për gruan të drejtën e mehrit dhe e bëri atë të shenjtë, deri në atë pikë sa asaj ia dha të drejtën e gjysmës së tij vetëm më lidhjen e kontratës së martesës para gjerdekut! Pra, cili ligj i ka dhënë gruas një të drejtë të tillë?
Kështu, legjislacioni islam e liroi gruan nga skllavërimi i kujdestarëve të saj dhe nga tregtia e tyre me të, siç ishte rasti para Islamit, dhe caktoi mehrin për të dhe ia dha asaj të drejtën e pronësisë së tij. Ai atë e nderoi dhe ia bëri një entitet madhe në ndërtimin e familjes dhe shoqërisë së saj, qytetërimi të pavarur dhe të respektueshëm, për të pasur një pozitë të i së cilës nuk mund të arrihet pa pjesëmarrjen e saj.
____________________
1. El asabe janë të afërmit e të vdekurit që marrin pjesën më të lartë të pasurisë, por pa hise të përcaktuara paraprakisht. Ata janë bijtë e të vdekurit p.sh.