Për nder të muajit të bekuar Ramazan, një delegacion i Kryesisë së BIK, po qëndrojnë pranë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër


Për nder të muajit të bekuar Ramazan, një delegacion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, i përbërë nga drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, anëtarët e Kryesisë, Orhan ef. Bislimaj, Valon ef. Myrta, Agim ef. Hyseni, dhe nga Florentina Tërmkolli dhe Merita Boroci, po qëndrojnë pranë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër.

 



Ky delegacion, vizitën katër ditore e filloi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, ku u mirëpritën nga udhëheqësi i misionit, z. Vigan Berisha.

 



Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësinë e koordinimit të mësimit të rregullt të gjuhës shqipe nëpër të gjitha qendrat shqiptare.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Shkolla Verore mirëpret fëmijët nga data 6 korrik