Në Medresenë "Alauddin" në Gjilan organizohen Garat e Kuranit me nxënës të Medresesë

 


Në Medresenë “Alauddin” në Gjilan u organizuan Garat e Kuranit me nxënës të Medresesë. 
Nxënësit e paraleleve në Gjilan, Prishtinë dhe Prizren testuan aftësitë e Kuranit në këtë garë. 
Nxënësit garuan me lexim të Kuranit, mësim përmendësh dhe rregulla të Texhvidit.


Gara ishte individuale dhe u zhvillua në dy kategori:


DJEMT
1. Kategoria e I (e parë), klasa e 12-të,dhe
2. Kategoria e II (e dytë), klasa e 10-të dhe e 11-të.


VAJZAT
1. Kategoria e I (e parë), klasa e 12-të,dhe
2. Kategoria e II (e dytë), klasa e 10-të dhe e 11-të 


Pas një garimi mjaftë cilësor, dy komisionet (juritë) bënë vlerësimin dhe më pastaj u shpallën rezultat, nga të cilët dolën fitues:


DJEMT:
Kategoria e parë (I):
1. Abdullah Sadiku 12/8, GJ. -VENDI I PARË
2. Ensar Jashari 12/1, PR. -VENDI I DYTË
3. Liridon Haziri 12/8, Gj. -VENDI I TRETË.


Kategoria e dytë (II):
1. Ensar Januzaj 11/1, PR. -VENDI I PARË
2. Amar Gjikolli 11/2 PR. dhe Hamza Arsllani 11/1, PR. -VENDI I DYTË
3. Visar Rama 11/1, PR. -VENDI I TRETË.


VAJZAT:
Kategoria e parë (I):
1. Merjeme Shabani 12/4, PR: -VENDI I PARË
2. Medina Bajgora 12/5, PR. -VENDI I DYTË
3. Anisa Banjska 12/5, PR -VENDI I TRETË.


Kategoria e dytë (II):
1. Shejma Mazllami 11/6, PZ. -VENDI I PARË
2. Hana Maloku 11/9, GJ. -VENDI I DYTË
3. Ruvejda Bejtullahu 11/4, PR. -VENDI I TRETË.


Në Përmbyllje të garës, nxënsëve iu ndanë certifikata dhe shpërblime meritore.
Drejtoria e shkollës uron fituesit dhe të gjithë garuesit, duke iu dëshiruar suksese të mëtutjeshme!


 












Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

500 vjet xhami, 500 pajtime gjaku - Sadri Zeka hoxha i pajtimit, flamurit dhe kufirit