Në Dubai po organizohet ndërtimi i një xhamie në kujtim të një vajze ukrainase që u konvertua në Islam dy muaj para vdekjes së saj, raporton Khaleej Times.
E ndjera nuk kishte të afërm, miq të ngushtë apo familje në Emirate, por qindra myslimanë, banorë vendas dhe të huaj, erdhën në varrimin e saj.
29-vjeçarja Daria Kotsarenko jetonte në Emiratet e Bashkuara Arabe me një vizë turistike. Ajo planifikoi të gjente një punë dhe të qëndronte në Emirate për qëndrim të përhershëm. Pak para ardhjes së saj, ajo u konvertua në Islam. Menjëherë pas kësaj, vajza papritur vdiq nga një atak në zemër.
Xhamia do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 812 metrash katrorë. Sipërfaqja e vetë ndërtesës do të jetë 613m2. Salla e lutjeve për burra do të jetë në katin e parë dhe mund të akomodoi 208 besimtarë. Gjithashtu do të ketë një sallë për gratë, një dhomë për abdes dhe një zyrë për imamin. Lartësia e minares do të jetë 33 metra.