Përfundon Shkolla Verore 2024, e organizuar nga Departamenti i të Rinjve pranë KBI të Gjakovës
Me atmosferë festive u përmbyll Shkolla Verore 2024, e organizuar nga Departamenti i të Rinjve pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, duke ndarë dhuratat dhe certifikatat për të gjithë nxënësit.
Pas tri javëve me mësime dhe aktivitete argëtuese, u zgjodhën tre vendet e para nga secila klasë, nga shtatë klasë që ishin gjithsej, duke u dalluar krahas nxënësve tjerë me shpërblimet vijuese:
- Vendi i parë: trotinet apo biçikletë.
- Vendi i dytë: shpërblimin prej 50 eurove.
- Vendi i tretë: setin e librave për profetët dhe dhuratë tjetër nga lodrat.
Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuuan që të jetësohet ky kurs veror, me shpresën tek Allahu që ky aktivitet veror të vazhdon dhe të organizohet edhe në të ardhmen.
Artikulli i kaluar