Me rastin e Natës së Mevludit, KBI në Gjakovë organizoi program fetar

 


Me rastin e Natës së Mevludit Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi program fetar të përmbledhur me Kur’an, ilahi, pjesë nga mevludi dhe ligjëratë.
Në një atmosferë të ngrohtë në praninë e imamëve dhe të një numri të konsiderueshëm të besimtarëve programi u mbajt në Xhaminë e Hadumit në Gjakovë. 
Programi i moderuar nga imami i nderuar, Butrint ef. Morina, u hap me lexim të Kur’anit nga imami i xhamisë, hfz. Safet ef. Hoxha.
Fjalë përshëndetëse për të pranishmit, pati kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta.
Ndërsa, ligjëratën me temën “Muhamedi a.s. model jetësor për besimtarët” e mbajti Arsim ef. Morina.
Për pjesën artistike të programit u kujdesën: Kryeimami Visar ef. Koshi bashkë hfz. Safet ef. Hoxha dhe imamin veteran Esat ef. Rexha.
Në fund për të pranishmit u organizua një koktej.