Kush është Ismet Limani ?


Ismet ef. Limani ka lindur më 19 korrik 1946 në fshatin Raincë të komunë së Preshevës, nga babai Ismajli dhe nëna Salihja.
Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” e ka mbaruar në Rainicë të Preshevës (1959), kurse të mesmen, medresenë e mesme “Alauddin” të Prishtinës.
Pas mbarimit të medresesë studimet i vijoi në universitetin e njohur “Al Azhar” të Kajros, ku diplomoi në vitin 1977, në drejtimin e sheriatit.
Ismet efendiu ka shërbyer imam i Ramazanit, ndërsa në vitet 1979 – 1981 ka qenë imam i rregullt në xhaminë e Nishit. Gjatë viteve 1981 – 1983 ka punuar si përkthyes me ekipin mjekësor të punëtorëve tanë në Libi.
Kurse në vitin 1985 ishte kthyer në Hajvali, ku do të merrte detyrën e imamit, të cilën e kreu derisa ndërroi jetë, më 1999.
Gjatë shërbimit në këtë xhami Ismet efendiu është dalluar për ligjëratat e tij plotë këshilla e urti, dhe sidomos mbahet në mend për mësim besimin që zhvillonte me fëmijët, shumë prej të cilëve më vonë do të ndiqnin rrugën e mualimit të tyre dhe do të kryenin studimet islame gjithandej Botës Islame, kurse disa të tjerë do të kryenin studimet bë fusha të tjera të dijes dhe shkencës.
Me fillimin e bombardimeve të NATO-s, Ismet efendiu me familjen u larguan nga shtëpia dhe u strehuan tek të afërmin të Preshevë. Mirëpo me 12. Maj 1999, Ismet efendiu vendosi të kthehej në shtëpinë e tij në Matiqan.
Gjatë rrugës për në Prishtinë, u rrëmbye me dhunë nga forcat kriminale serbe në fshatin Llapnasellë afër Prishtinës, për t’u ekzekutuar dhe u varros në një varrezë masive.
Ismet efendiu është rivarrosur më 3. Maj 2000 në varrezat e Matiqanit.
Ka lënë pasardhës një djalë dhe katër vajza.  



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme