Behar Abdylmexhiti ka lindur më 3 maj 1982 në Prizren, nga babai Samiu dhe nëna Fevzija.
Shkollën fillore “Fadil Hisari” e ka mbaruar në Prizren në vitin 1996, kurse shkollën e mesme e ka ndjekur në Medresenë e mesme “Alauddin”, paralelja e Prizrenit deri në vitin e tretë (1998-1999).
Ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe i dalluar si në mësime, ashtu edhe në sjellje. Më 26. Maj 1999 në lagjen Tusus të Prizrenit, ku e kishte shtëpinë ehde Behari, e patë rrethuar forcat policore e paramilitare serbe.
Policët dhe paramilitarët serbë banorët e kësaj lagje i nxorën me dhunë nga shtëpitë dhe pastaj i ndanë gratë e fëmijët nga meshkujt.
Meshkujt i mbështetën për mur dhe i pushkatuan e masakruan. Në mesin e të vrarëve qenë edhe Behari me të atin, Samiun dhe më të vëllanë, Shefkiun.
Behari është varrosur në varrezat e dëhsmorëve në lagjen Tusus.