Kush është Ramush Shatri?

 


Ramush Shatri ka lindur në vitin 1909 në fshatin Tomoc të komunës së Istogut, nga babai Veseli dhe nëna Rabija.
Mësimet e para i mori ë mejtepin e fshatit, kurse në moshën 13 vjeçare u regjistrua në medresenë “Atik” të Pejës (viti 1921)
Më pastaj ka ndjekur mësimet në Medresenë e Madhe të Gjakovës të cilën e ka mbaruar në vitin 1938, së bashku me djalin e tezes dhe patriotin e mirënjohur, haxhi mulla Zekë Bërdynën.
Si student i medresesë dhe pas mbarimit të saj, pas disa vitesh shërbeu imam i Ramazanit në disa fshatra të Istogut.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, për shkak të orientimit të tiji antikomunist, kishte mbetur pa punë ër disa vjet.
Ramush efendiu ka punuar njëmbëdhjetë vjet imam në xhaminë e Tërbuhovcit (1954 – 1965).
Nga viti 1966 – 1968 ka qenë i suspenduar si i papërshtatshëm për sistemin. Kurse nga viti 1968 e deri në vitin 1999, kur do të ndërronte jetë, ka shërbyer imam në vendlindjen e tij, në Tomoc.
Ramush efendiu është vrarë nga forcat serbe më 24 maj 1999 në Bjeshkët e Jabllanicës, afër kufirit me Malin e Zi.
Ka qenë i varrosur në Bjeshkët e Jabllanicës dhe është rivarrosur më 25 korrik 1999 në varrezat e fshatit Tomoc.
Ka lënë pasardhës dy djem.



 


 


Artikulli i kaluar
Kush është Muharrem Gashi?
Artikulli radhës
Pak, por e vazhdueshme