Kush është Muharrem Gashi?

 


Muharrem Gashi ka lindur më 03.04.1923 në fshatin Majac të komunës së Podujevës, nga babai Sahiti dhe nëna Qamilja.
Rrjedh nga një familje me traditë hoxhallarësh. Shkollën fillore e ka mbaruar në Majac, kurse të mesmen në Prishtinë. Nga Majaci është shpërngulur në Prishtinë së bashku me familjen në 1942. Ka mbaruar edhe Shkollën e Lartë të Kontabilitetit – drejtimi financa, në Kurshumli. Ka punuar në ish-fabrikën e drurit “Napredak” në Prishtinë, pastaj në sipërmarrjen e rrugëve “Put” në Prishtinë, në fabrikën e tapetave “Fazita” në Prishtinë seri më 1984, kur u pensionua.
Më 1984 Haxhi Muharremi u angazhua si ekonomist-kontabilist në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, deri më 1999.
Në vitin 1982 ka kryer Haxhin. Është dalluar për devotshmëri, sinqeritet, pedanteri dhe profesionalizëm në punë.
Muharrem Gashi ka rënë shehid ditën e Kurban Bajramit, më 28.03.1999, te xhamia “Kaderije” në Mëhallën e Muhaxhirëve në Prishtinë. Në ditën kur është vrarë, ka shkuar në tri xhami të Prishtinës, ku u ka prirë besimtarëve të paktë në faljen e namazit të Kurban Bajramit. 
Sipas qytetarëve-xhematljinve, në ligjëratën e asaj dite rahmetliu kishte folur për durimin, sakrificën dhe për moslëshimin e shtëpive. 
Me të dalë nga xhamia, e arrestuan forcat serbe dhe që nga ajo ditë nuk është kthyer xhallë. Trupi i tij është kthyer gjetur në varrezën masive në lagjen Arbëria (ish Dragodan) të Prishtinës.
Rivarrimi i tij është bërë më 07.07.2000 në Varrezat e Qytetit të Prishtinës.
Ka lënë pasardhës katër djem. 



Artikulli i kaluar
Kush është Hysen Zeka ?
Artikulli radhës
Pak, por e vazhdueshme