Kush është Muhamed Biçku ?


Muhamed Biçku ka lindur më 1 nëntor 1971 në fshatin Hogosht të komunës së Kamenicës, nga babai Raifi dhe nëna Nazmija.
Shkollën fillore “Skënderbeu” e ka mbaruar në vendlindje, kurse të mesmen – medresenë “Alauddin” të Prishtinës në vitin 1990.
Ka punuar imam i Ramazanit në fshatin e lindje (dy vjet), në fshatin Bojkë të Ulqinit dhe në Vuthaj të Malit të Zi.
Muhamedi është vrarë nga dora kriminele e ushtrisë jugosllave në Dugosellë të Kroacisë, kur po mbaronte shërbimin ushtarak, më datë 29.07.1991.
Është varrosur në vendlindje ditën e enjte, më 1 gusht 1991.
Mbi varrin e tij është skalitur një gur mbivarror. 



Artikulli i kaluar
Kush është Ramush Shatri?
Artikulli radhës
Pak, por e vazhdueshme