E tërë ngjarja simbolizoi një gërshetim harmonik të kulturave dhe besimeve, duke reflektuar ngrohtësinë dhe gjithëpërfshirjen e traditës islame.
Autori, poeti dhe akademiku i famshëm turk Prof. Dr. Iskender Pala dëshmoi një moment të rëndësishëm teksa nusja e tij japoneze, Rena Saito , përqafoi Islamin në një ceremoni konvertimi të mbajtur në Zyrën e Myftinisë së Stambollit.
Ceremonia, e drejtuar nga myftiu i provincës Safi Arpaguş, zyrtarizoi përqafimin e Islamit nga Saito. Gjatë aktivitetit, Saito, e cila është e martuar me Alperen Ahmed Pala (djali i Iskender Palës), shqiptoi Shehadin (dëshminë), duke u bërë zyrtarisht myslimane.
Myftiu Arpaguş e uroi Saiton dhe i dha asaj njohuri mbi besimin praktikat dhe etikën themelore të Islamit. Ai theksoi se vendimi i saj shënoi fillimin e një kapitulli të ri dhe të pastër në jetën e saj dhe i uroi paqe dhe përmbushje në rrugëtimin e saj shpirtëror.
Pas konvertimit, u mbajt një ceremoni fetare martesore e cila përfundoi me lutje dhe prezantimin e dhuratave të veçanta për Saito, duke përfshirë një përkthim të Kuranit në gjuhën japoneze dhe literaturë tjetër, po në atë gjuhë, botuar nga Presidenca e Çështjeve Fetare të Turqisë.