Autoritetet saudite kanë rritur gatishmërinë për të akomoduar një fluks të madh të basimtarëve gjatë muajit të shenjtë.
Arabia Saudite po përgatitet të mirëpresë më shumë se 2 milionë haxhinj të Umres në Mekë gjatë Ramazanit 2025.
Pas përfundimit të ritualeve të tyre në Mekë, shumë haxhinj do të udhëtojnë për në Medine për të vizituar xhaminë e Pejgamberi a.s., duke vazhduar udhëtimin e tyre shpirtëror.
Agjencitë qeveritare kanë intensifikuar përgatitjet, duke zbatuar plane të avancuara të menaxhimit të turmës për të siguruar një rrjedhë të pandërprerë të adhuruesve brenda dhe jashtë Xhamisë së Madhe.
Ekspertët në çështjet e Umres parashikojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të pelegrinëve në krahasim me vitet e mëparshme, e nxitur nga kushtet e favorshme të motit dhe shërbimeve dixhitale.
Ministri i Brendshëm i Arabisë Saudite, Princi Abdulaziz bin Saud miratoi planin e sigurisë së Umres 2025. Plani fokusohet në masat e sigurisë, menaxhimin e trafikut, kontrollin e turmës, shërbimet humanitare dhe koordinimin ndërmjet agjencive për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e pelegrinëve.