Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim vëllazëror myftiun e Tiranës, njëherësh imam i Xhamisë së Namazgjasë, Gazment ef. Teqen.
Gjatë këtij takimi Myftiu Tërnava fillimisht e uroi për marrjen e detyrës si imam i Xhamisë së Namazgjasë, duke i dëshiruar suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme fetare dhe shoqërore.
Myftiu Tërnava dhe myftiu Teqja, shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin mes institucioneve fetare në Kosovë dhe Shqipëri, me synim të përmirësimit të jetës fetare dhe kultivimin e vlerave islame në të dy vendet. Ata theksuan rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë në përgjithësi.
Takimi u zhvillua në frymën e vëllazërisë dhe respektit të ndërsjellë, duke konfirmuar angazhimin për të vijuar rrugën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në dobi të besimtarëve myslimanë.