Mbi 3 milion besimtarë e falën namazin në Xhaminë e Madhe në Mekë natën e 23 Ramazanit
Mbi 3 milionë besimtarë u mblodhën në Xhaminë e Madhe në Mekke në ditën e 22-të dhe natën e 23-të të Ramazanit.
Sipas Ministrit të Haxhit dhe Umres, Tawfik Al-Rabiah, afro 592,100 besimtarë e falën namazin e sabahut në ditën e 22-të, të ndjekur nga 518,000 namazin e drekës, 547,700 namazin e ikindisë, 710,500 namazin e akshamit dhe 732,000 namazin e jacisë dhe teravisë.
Përveç kësaj, gjithsej 662.500 umrexhinjë kanë hyrë në xhami nga portat kryesore të saj.
Të dhënat e ministrisë zbuluan se Porta e Mbretit Abdulaziz regjistroi numrin më të madh të hyrjeve, 235,800 besimtarë. Ndërkohë, Al-Salam 32,300 besimtarë, Al-Hudaybiyah 69,600, Al-Umrah 111,400 dhe nga Porta e Mbretit Fahd 172,700 besimtarëve.
Artikulli i kaluar
Nuk ka artikull pas ketij.