Mos përziej hallallin me haram!

 


Ishte një njeri, që shiste qumësht dhe ai e shiste atë të llojit të mirë, të pastër, andaj kishte shumë klientë!
Një ditë, protagonisti ynë vendosi të shtojë fitimin e tij, kështu që ai përziu gjysmën e qumështit me ujë, si zakonisht ai shkon në treg dhe shiti qumështin e përzier, sepse ata i besuan atij dhe ishin marrë vesh me të për një kohë të gjatë!
Kështu ai fitoi dyfishin e fitimit, andaj ishte i lumtur për fitimin e tij të ri. Rrugës për në shtëpi ai ishte i rraskapitur, prandaj vendosi të pushonte pak nën hijen e një peme përballë lumit!
Ndërkohë, një majmun zbriti nga pema dhe ia merr çantën me para, kurse shitësi bërtiste dhe i lutej majmunit që t’ia kthente çantën me para! Majmuni hapi çantën dhe një copë ia hodhi shitësit dhe një tjetër e hidhte në lumë dhe kështu vazhdoi të vepronte, derisa çanta u bë bosh!
Më pas shitësi mblodhi paratë që i kishte hedhur majmuni, ai dhe u habit kur i numëroi paratë se ishin të barabarta me çmimin e qumështit të patrazuar!! 
Atëherë ai qeshi dhe tha këtë thënie: 
"Qumështi është për qumësht, kurse uji është për ujë!" 
Andaj, që nga ajo ditë vendosi të mos përzihet qumështi me ujin! Kështu që thënia e tij, u bë shembull që përsëritet brez pas brezi! 


Konkluzioni:
Mashtrimi nuk është as i zgjuar dhe as inteligjent. "Majmuni" ekziston në forma të tilla si" sëmundje, vjedhje, humbje në makinën tuaj, humbje në punën tuaj, lodhje mendore, mungesë gjumi të qetë, grua shpenzuese e madhe apo biri i korruptuar!
Shfrytëzimi nga dikush tjetër, që i është dhënë pushtet ndaj teje! Burri i pacipë në fjalë, vepër dhe forma të shumta të majmunit! 
Vallë, a nuk kuptoni se harami kurrë nuk mund të bëhet hallalli?!


 


Përktheu: Mulaim Shehu