Gjatë një ligjërate nga matematika në Universitetin Columbia, një student e zuri në gjumi dhe më pas u zgjua nga zhurma e studentëve kur ligjërata mbaroi.
Ai vuri re se profesori kishte shkruar dy detyra në tabelë.
Ai supozoi se ishin detyra shtëpie, ndaj i kopjoi në fletoren e tij për t’i zgjidhur në shtëpi.
Kur filloi të merrej me to, e kuptoi se ishin shumë të vështira, megjithatë ai nuk u dorëzua. Kaloi orë të tëra në bibliotekë duke mbledhur referenca dhe duke studiuar, derisa më në fund arriti të zgjidhte njërën prej tyre, edhe pse me shumë vështirësi.
Për çudi, në orën tjetër të mësimit, profesori nuk i përmendi fare detyrat.
Kurioz, studenti u ngrit dhe pyeti: “Profesor, pse nuk i përmendët detyrat nga ora e kaluar?”
Profesori u përgjigj: “Ato nuk ishin të detyrueshme. Thjesht po jepja shembuj të problemeve nga matematika që shkenca dhe shkencëtarët ende nuk i kishin zgjidhur.”
I habitur, studenti tha: “Por unë e zgjidha njërin prej tyre në katër faqe!”
Zgjidhja që ai gjeti iu njoh dhe u dokumentua në Universitetin Columbia.
Katër faqet që ai shkroi mbi problemin janë ende të ekspozuara në atë institucion edhe sot e kësaj dite.
Arsyeja kryesore që ai arriti ta zgjidhte ishte se nuk e dëgjoi pjesën ku profesori tha: “Askush s’e ka zgjidhur ende këtë problem.”
Në vend të kësaj, ai besoi se ishte një problem që duhej zgjidhur dhe iu qas me përkushtim, pa u frustruar – dhe ia doli.
Mos i dëgjoni ata që ju thonë se nuk mund të arrini diçka, sepse shumë të rinj sot rrethohen nga dyshimet dhe energjitë negative.
Disa njerëz qëllimisht mbjellin farat e dështimit dhe të zhgënjimit. Ju keni fuqinë të arrini qëllimet tuaja, pavarësisht se sa të vështira janë. Vetëm vazhdoni të provoni, mos u dëshpëroni dhe mos u zhgënjeni. Kapërceni pengesat dhe të përmbushni ëndrrat.
Mjafton të besoni te Zoti dhe të vazhdoni të përpiqeni.