Shtëpia botuese “Dituria Islame” pjesë e Panairin ndërkombëtar të Librit në Shkup

 


Në Shkup po zhvillohet Panairi i 37-të i Librit, i cili këtë vit po mbahet nga data 8 deri më 14 maj në sallën sportive “Boris Trajkovski” dhe mban moton “Ushqim për shpirtin”. 
Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore marrin pjesë shtëpi botuese nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. 
Shtëpia botuese “Dituria Islame” po prezantohet me një përzgjedhje prej 70 titujsh, të përshtatshëm për lexues të të gjitha moshave. 
Përfaqësuesja e librarisë “Dituria Islame” Mihana Goga-Bekteshi  është shprehur e kënaqur me interesimin e madh nga ana e vizitorëve:
 “Interesimi për stendën tonë deri më tani ka qenë shumë i mirë dhe u jemi mirënjohës të gjithëve për çdo bisedë, vizitë dhe interesim,” tha ajo. 
Lexuesit janë të ftuar të vizitojnë stendën e “Diturisë Islame” deri të mërkurën, për të përzgjedhur librat që u përshtaten interesave të tyre. 
Panairi është i hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 20:00, ndërsa në ditën e fundit, më 14 maj, mbyllet në orën 18:00.


 





Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)