Edhe kungulli ka një Zot!
Njëherë e një kohë, një besimtar i urtë shkoi te një berber dhe i tha:
Jepi briskut usta, hiqmi flokët se nuk i duroj dot më.
Berberi filloi t'ia rruante flokët të urtit, mbaroi më njërën anë dhe sapo filloi anën tjetër me brisk hyri brenda i forti i lagjes i cili nuk linte gjë pa bërë e njeri pa ngacmuar.
Ai shkoi drejt e te i urti, ia goditi fort anën e rruar të kokës dhe bërtiti:
Çohu ore kokë kungull, çohu se nuk kam kohë të të pres.
I urti i cili njihej tek njerëzit 'si pa dorë për ata që e godisnin, si memec për ata që e ofendonin' që besonte se çdo gjë që ndodhte nga njerëzit e ka një përgjigje nga Zoti, pra njihej si durimtar i madh. Megjithatë, gjuha e të fortit nuk ndalej edhe gjatë qethjes, ai vazhdonte t'a tallte të urtin: 'Kungull poshtë e kungull lart.'
Më në fund, mbaroi dhe i forti doli nga dyqani. Ai kishte bërë vetëm disa metra kur një karrocë me kuaj që doli jashtë kontrollit zbriti dishezën dhe e tërhoqi zvarrë nën këmbët e kuajve të fortin e lagjes. I forti i lagjes dha shpirt nën këmbët e kuajve duke hedhur klithma. Berberi e shikon të urtin durimtar dhe i thotë;
Kaq shumë e mallkove?
Durimtari përgjigjet me qetësi:
Betohem se nuk u zemërova me të. Unë e fala atë pa dalë nga dyqani. Por mos harro se, edhe kungulli ka një Zot. Me siguri do jetë zemëruar Zoti i kungullit se nuk ka mundësi ndryshe!
Çfarë tha Yunus Emre;
Lëre, Krijuesi është ndihmësi yt...
Mos mendo se ajo që bën shtypësi është fitimi i tij...
Britma e të shtypurit e rrëzon mbretin...
E huazuar ...
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës