Tregohet se një burrë vizitoi një nga filozofët romakë…
Filozofi e ftoi për drekë.
Kur burri filloi të pijë supën, pa në pjatë diçka që i ngjante një gjarpri.
Megjithatë, vazhdoi ta pinte nga turpi ndaj mikpritjes së filozofit.
Kur u kthye në shtëpi, mbeti i shqetësuar për atë që kishte ngrënë.
Dhe në të vërtetë, ndjeu një dhimbje të fortë barku, që ia hoqi gjumin nga sytë.
Në mëngjes shkoi te shtëpia e filozofit, ndoshta do të gjente ndonjë ilaç për dhimbjen.
Sa shumë u habit kur filozofi i tregoi se nuk kishte asnjë gjarpër në pjatë, por ishte vetëm një reflektim i një vizatimi në tavan.
Dhe ia provoi këtë duke i shërbyer një tjetër pjatë supe, ku menjëherë u reflektua përsëri figura e gjarprit.
Menjëherë pas kësaj, burri ndjeu se dhimbja iu zhduk kur mësoi të vërtetën!
Gjarpri ishte vetëm në mendjen e tij, sepse iluzioni ka një fuqi të çuditshme që mund të shndërrohet në realitet të ndjeshëm brenda njeriut.
Prandaj Ibn Sina thoshte:
“Iluzioni është gjysma e sëmundjes, qetësia është gjysma e ilaçit, dhe durimi është hapi i parë drejt shërimit.”
E huazuar