Tregim emocionues: Ekziston një Zot që na dëgjon zërin e shpirtit tonë!

 


Një i moshuar, çdo ditë, shihte një djalë të vogël që luante me top, këmbëzbathur. Zemra e tij nuk mund të rrinte indiferente ndaj kësaj pamjeje. Një ditë shkoi në dyqan, bleu një palë këpucë dhe iu afrua vogëlushit me një buzëqeshje të ngrohtë:
– Merri dhe vishi këto, zemër e vogël. Janë për ty.
Fëmija u hodh përpjetë nga gëzimi dhe bërtiti i entuziazmuar! Por, më pas ndaloi për një çast dhe me një shikim të pastër e të thellë e pyeti të moshuarin me flokë të bardhë:
– Xhaxhi, mos je ti Zoti?
I moshuari u drodh dhe e përshkoi një ndjesi rrëqethëse. U shtang nga pyetja, kafshoi buzën dhe me zë të butë i tha:
– Jo, zemra ime... Zoti na faltë! Çfarë po thua kështu?
Fëmija buzëqeshi me një siguri që vetëm një shpirt i pastër mund ta ketë:
– Atëherë qenke njeri i Zotit. Sepse unë mbrëmë i thashë Zotit që nuk kisha këpucë...


Mrekullitë ndodhin në mënyrat më të thjeshta. Në heshtje, në rrugët e zakonshme, përmes njerëzve të zakonshëm. Ndonjëherë lutjet tona nuk marrin menjëherë përgjigje, por ato nuk humbasin. Ato ecin në rrugën dhe kohën që ka zgjedhur Zoti — Ai që dëgjon jo vetëm fjalët tona, por zërin e shpirtit tonë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

KBIGJ priti përfaqësues të institucioneve lokale dhe politike me rastin e urimeve për Kurban Bajram (VIDEO)