Shtëpia botuese “Dituria Islame” është pjesë e edicionit të 25-të të Panairit të librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, i cili do të mbahet më 11-15 qershor 2025.
Ceremonia e hapjes do të mbahet më 11 qershor në orën 12:00
Në këtë ngjarje “Dituria Islame” prezantohet me 80 tituj, 15 prej tyre tituj te rinjë.
Disa nga titujt e rinjë që mund ti gjeni në panair:
1. Porositë e Llukmanit të mençur
2. Autorë shqiptarë që krijuan në gjuhën turke-osmane-shek.XVI
3. Tregime nga Kurani për fëmijë (10- pjesë)
4. Leximi te varret
5. Bazat e thirrjes islame
6. Në kërkim të Identitetit
7. Namazi
8. Sureja Jasin
9. Pse e pranova Islamin
Në këtë ngjarje marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00-21:00, kurse do të mbyllet më 15 qershor në orën 19:00.