Ndërtimi i një shoqërie ideale nën hijen e sures El-Huxhurat

 


"Nuk ka besim pa moral dhe nuk ka moral pa fe." (Muhamedi a.s.)
Njerëzit më të moshuar e kanë të drejtën të jenë të respektuar dhe t'i kenë të siguruara simbolet e respektit ashtu sikundër fëmijët që kanë të drejtë për një qëndrim të mëshirshëm, zemërbutë dhe të dashur. I Dërguari i Allahut e konsideroi këtë nga shtyllat parimore të shoqërisë islame: "Nuk është prej nesh ai që nuk është i mëshirshëm ndaj të vegjëlve tanë, dhe kush nuk ua di respektin e duhur të moshuarve tanë (të drejtën e të moshuarve tanë) dhe ai që nuk e di respektin e duhur të dijetarit tonë."Nuk është e lejuar që dikush të vijë dhe në praninë e tij të veçohet duke dhënë urdhra ose urdhëresa, duke i dhënë përparësi ndonjërit, duke propozuar ose kundërshtuar". Kjo sure fokusohet në edukatën dhe etikën e sjelljes me shumë shtresa të shoqërisë, por mbi të gjitha rreth sjelljes me të Dërguarin e Allahut a.s..


Etika shoqërore në suren El - Huxhurat


Kur flasim për raportet shoqërore nëpërmjet konceptit haditho - kuranor të xhematit - bashkësisë, mund të vijmë në një përfundim se qëllimi i Sheriatit është vendosja e një rendi shoqëror në tokë, i cili është i drejtë, i bazuar në parimet etike. Një parim i rëndësishëm që është i pranishëm në shumë faqe të Kuranit, është parimi i pranisë së përgjithshme të Zotit në çdo vend dhe në çdo kohë. Bisedat e fshehta janë të ndaluara, sepse në esencë nuk na japin asnjë të mirë, përveç atyre bisedave që u kushtohen sadakave, veprave të mira, ose instalimit të rendit në mes njerëzve. Qëllimi i ndalesave të përmendura është krijimi i një rendi shoqëror moral dhe egalitar, të bazuar në parimet etike. Morali është një formë e dashamirësisë njerëzore, sepse atëherë mendojmë në disa norma të caktuara që janë pranuar si detyruese në jetën shoqërore të një grupi njerëzish. Në periudhat e hershme të historisë islame, ahlaku ishte shtyllë e besimit, ndërsa më vonë trajtohet në mënyra të ndryshme, në varësi nga rrethana historike dhe intensiteti praktik i besimit ndër besimtarët. Etika është nocion i dykuptimshëm: 1. Ajo që ka të bëjë me etikën, si disiplinë teorike brenda religjionit e filozofisë dhe 2. Ajo që është vetvetiu etike, e vlefshme, e moralshme etj.. Etika nuk ka karakter thjesht teorik, njohës dhe konjunktivë, por edhe karakter normativ dhe praktik. Burimi themelor i etikës islame është Shpallja, në të vërtetë morali i një myslimani si dhe parimet etike të tij nxirren nga faqet e Kuranit. Dhe, sipas kësaj, morali dhe etika - pa besimin në Zotin - janë një lloj tateologjie, sepse feja tek njerëzimi është një formë e ulët e vetëdijes religjioze. Ateistët ndërgjegjen dhe dashurinë i pranojnë si diçka e mirë "nga vetëdija, por pa frikërespekt", në vend të frikërespektit nga përgjegjësia para Zotit.


Xhemat është bashkësi, e lidhshmërisë reciproke, grumbullimit në një vend rreth një qëllimi


Individi dhe shoqëria janë në lidhshmëri reciproke. Në burimet islame takohemi me dy terma që na e sqarojnë lidhjen në relacionin individ - shoqëri, e këta janë termat xhemat dhe Ymet (ummet). Nëse do të hulumtonim rrënjën e fjalës xhemat si bashkësi, do të arrinim në kuptimin e lidhshmërisë reciproke, grumbullimit në një vend rreth një qëllimi. Në këtë kontekst edhe termi el - umma, në të vërtetë do të thotë se ndaj bashkësisë sillemi në mënyrë më të sinqertë dhe 48 dituria islaMe 36 | Mars 0 0 më të pastër. Derisa shoqëria ekziston për shkak se në të është më lehtë të jetohet, arrijmë të mirat dhe sigurojmë ekzistencën, në bashkësi njerëzit janë vëllezër, të lidhur me ndenjën e përbashkët të përkatësisë dhe besimit. Për shkak të vetë ilustrimit, vëmendjen tonë do ta kthejmë nga dy parimet etike islame, - parimin e barazisë dhe atë të drejtësisë. Thelbi i të gjitha të drejtave njerëzore përbëhet nga barazia e të gjithë njerëzve në tokë. Kurani i fshin shumë thjesht të gjitha dallimet në mes njerëzve përveç dallimeve në devotshmërinë dhe mirësinë (takvallëk). Mandej, siç na tregon sureja el Huxhurat, mënjanohen të gjitha burimet artificiale të diskriminimit në mes njerëzve, p.sh. thirrja e njerëzve me llagape të këqija dhe ofenduese. Përkujtimi kuranor për njeriun në raportin Krijues/Rabb - rob/abd, robi i Zotit, pastaj paralajmërimi i të Dërguarit a.s. se të gjithë njerëzit janë bij të Ademit, kurse Ademi është krijuar nga dheu, - janë përkrahje e fuqishme për barazinë e gjithë njerëzve. Parimi i drejtësisë përshkon gjithë jetën e njeriut; ai mund të lexohet në çdo faqe të Kuranit. Meqenëse të gjitha religjionet, të gjithë juristët f lasin për drejtësinë, - kjo tregon faktin se njerëzit nuk janë në gjendje të jetojnë pa drejtësi, shpirti i njeriut në thellësinë e tij mban ndjenjën e drejtësisë. Kur intervenojmë me qëndrimin islam, gjithmonë duhet të kemi parasysh tri gjëra shumë me rëndësi: a) Zoti i Lartësuar është El - Adil, El - Muksit, El- Hakim, çka do të thotë i Drejti, e Vërteta Supreme dhe Ai Që ndan Drejtësi; b) i Dërguari a.s.. ka thënë: Mbretëritë mund të mbijetojnë me mosbesim, por nuk mund të mbijetojnë padrejtësinë dhe c) Kur bëhet fjalë për kushtet për udhëheqës, atëherë drejtësia dhe animi i tij nga drejtësia, janë në vend të parë. Edhe pse lidhja familjare është e rëndësishme, ajo nuk është kriteri i parë që cakton dhe drejton raportet njerëzore. Nëse myslimani duhet të zgjedhë në mes drejtësisë dhe vetes së vet, prindërve apo të afërmve, ai duhet të vendoset për drejtësinë, për shkak se kjo është dëshmia e vërtetë e fesë së tij. Heqja dorë nga drejtësia bëhet vetëm në rastet përjashtuese dhe atëherë ky qëndrim konsiderohet virtyti më i lartë.Njeriu pikësëpari i takon Krijuesit të tij, kurse pastaj, nëpërmjet atij raporti, ndërton lidhjen dhe respektin familjar, fisnor, grupor dhe kombëtar. Besimtari së pari i takon vertikales së ekzistencës së tij duke ndërtuar, në këtë mënyrë, gjithë relacionin e tij horizontal. Nëpërmjet përkatësisë vertikale dhe relacionit horizontal, myslimani merr pjesë në bashkësinë e vetme të myslimanëve / ummetin. Në këtë kontekst do të theksojmë një ajet kuranor: "O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmëve tuaj".


Realiteti shoqëror në suren El-Huxhurat


Në pika të shkurtra treguam bazat në të cilat mbështetet etika islame në krijimin e realitetit shoqëror. Sureja kuranore el-Huxhurat është shumë interesante dhe e rëndësishme në komunikimin kontekstual të saj gjatë çdo situate në mes njerëzve. Ajo është emërtuar nga përmendja e fjalës el-huxhurat / dhoma (ajeti 4), e cila në themel aludon banesat private, intimitetin. Ajo ka vetëm 18 ajete që përmbajnë parimet e besimit, rregullat e edukimit në të cilat bazohet zhvillimi dhe organizimi shoqëror. Në radhë të parë theksohet respekti që duhet ta kemi ndaj të Dërguarit a.s.. (në mënyrë implicite, udhëheqësve të drejtë, pas tij) e rrëfimi i sures kulmon me parimet e vëllazërisë së gjithë besimtarëve: "Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, prandaj pajtojini midis tyre vëllezërit tuaj...", ndërsa në kuptimin më të gjerë, vëllazërinë e gjithë njerëzisë: "O ju njerëz! S'do mend se normë e parë, e cila ka të bëjë me çështjen e besimtarëve, konsiderohet mënyra e sjelljes dhe kulturës së tyre me Allahun dhe të Dërguarin e tij, pastaj vijnë normat e sjelljes ndërmjet myslimanëve dhe, në fund, normat e sjelljes me popujt e tjerë. I Dërguari posedon metoda të posaçme se si duhet të thirret e si duhet të bisedohet, që të gjitha duhet të shquhen për butësi, modesti, zë të ulët dhe mirësjellje. (El- Huxhurat, ajetet, 1 e 2) Kjo sure ndërton një shoqëri e cila vërteton lajmet dhe informacionet që i dëgjon, sepse mjafton vetëm një trillim i sajuar, që të shkaktojë trazira të mëdha. (El-Huxhurat, 6) Besimtarët pas shpalljes së fesë së vërtetë lënë anash çdo dyshim; Nuk duhet ta lajmërojmë Zotin për sjelljen dhe besimin tonë, sepse Ai për çdo gjë është i njoftuar; Feja është dhuratë, nuk guxojmë t'i tejkalojmë kufijtë për shkak të kësaj dhurate, sepse feja është mirësi ndaj nesh. Allahu na dalloi me të gjitha të mirat duke na udhëzuar në fenë islame.


_________________
1) Reflektime kur'anore, Amër Halid, furkan, 2009. (
2) Tefsiri tematik, Muhammed El-Gazali, Logos A, 2007.
3) Bazat e etikës islame - Ahlaku, Nexhat Ibrahimi, Logos A, 2005 (4) www.preporod.com



Arsim Dauti
Dituria islame 236