Dispozita e sheriatit
Pasuria më e madhe që kemi trashëguar nga Pejgamberi a.s., është rruga, gjurmët apo Syneti i tij, sepse Syneti i Pejgamberit a.s. është model i jetës për njerëzit. Syneti i Pejgamberit a.s. për ne paraqet një model në sjellje apo një sistem të jetës për çdo gjë që njerëzit janë të nevojshëm gjatë jetës së tyre; si për të falënderuar Allahun, për moralin njerëzor, për marrëdhëniet shoqërore apo për jetën familjare. Për të rregulluar shoqërinë njerëzore janë përcaktuar dispozitat në Kuran dhe Hadith (Synet), në thelbin e të cilave qëndron qëllimi kryesor i fesë. Themelet a parimet për të cilat Pejgamberi a.s. ka insistuar dhe në të cilat ka këmbëngulur, janë të përmbledhur në pesë kapituj: 1) Mbrojtja e Fesë, 2) Mbrojtja e Mendjes, 3) Mbrojtja e Shpirtit, 4) Mbrojtja e Pasurisë, 5) Mbrojtja e Nderit/Familjes. Shoqëria e sotme insiston më shumë në mbrojtjen e shpirtit dhe pasurisë, duke mos u interesuar ose edhe duke i lënë pas dore të tjerat. Sa kohë që këto janë të drejtat themelore që janë të lidhura ngushtë në mes veti, nëse njëra prej tyre anashkalohet, atëherë edhe të tjerat do të jenë gjithashtu të anashkaluara. Pejgam beri a.s. është shembull dhe udhërrëfyes për njeriun në çdo çështje. Ai urdhëron dhe nxit për të mira dhe ndaloi nga punët e këqija. Qëllimi i bazave themelore të fesë islame është të eliminojë të gjithat zakonet e këqija që janë shfaqur gjatë periudhave të ndryshme të historisë njerëzore. Çdo gjë që dëmton fenë, mendjen, shpir tin, pasurinë apo identitetin e njeriut, është e ndaluar fetarisht. Kurani tregon qëndrimin e Pejgamberit a.s. me përpikëri ndaj punëve të këqija: "Ai (Pejgamberi a.s.) i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet". (A'raf,157)
Mbrojtja e fesë
Feja, mendja, trupi, fëmijët, pasuria - janë mirësitë dhe amanete që njeriut i janë dhënë nga Allahu xh.sh.. Feja islame tregon se si duhet të përdoren këto ama nete, se cilat janë të drejtat personale ndaj trupit dhe pasurisë. Droga, alkooli dhe materiet që krijojnë lidhje përdorimi, janë të rrezikshme për mbrojtjen e ndjenjave fetare.Pejgamberi a.s., në një hadith, thotë: "Qëndroni larg nga alkooli, sepse është nëna e të gjitha punëve të këqija". (Nesai, Eshribe, 44.) Në një hadith tjetër thotë: "Çdo pije dehëse është haram". (Buhariu, Eshribe, 4.) Nëse studiohen këto hadithe të Pejgamberit a.s., e shohim se ai vuri një dispozitë ndaj pijeve dehëse. Nuk është kusht që ajo të jetë vetëm pije, por çdo materie që përmban substanca dehëse, është haram, e ndaluar. Sepse Pejgamberi a.s., në një hadith tjetër, na tregon: "Çdo gjë dehëse është haram." (Tirmidhiu, Eshribe, 2). Dijetarët islamë pajtohen se është i ndaluar, haram edhe përdorimi i paktë i materieve dehëse; edhe i atyre që nuk janë dehëse, por që krijojnë lidhje përdorimi, përdorimi i të cilave obligon (e lidh) personin që të vazhdojë përdorimin e tyre. (Abdülfettah Mahmud, Hükmü't-tedavi bi'l-muharremat, s. 124). Hadithet që f lasin drejtpërdrejt për drogën, janë pak. Sepse në kohën e Pejgamberit a.s. droga dhe materiet që krijojnë lidhje përdorimi, nuk ishin të njohura në çdo vend dhe dëmi prej tyre nuk ishte i njohur me saktësi. Mirëpo dispozita që është e caktuar nga Pejgamberi a.s., është kolektive, dhe aty thuhet se çdo gjë që e deh njeriun dhe mpin trupin e tij, është e ndaluar. (Ahmed b. Hanbel, 6/309). Në hadith aludohet për materiet narkotike, materiet që i japin njeriut emocione tej mase dhe dobësojnë trupin e tij. Dijetarët islamë, duke u mbështetur në hadithin (Çdo gjë dehëse është haram), pajtohen se llojet e ha shashit, materie dehëse apo edhe çdo materie tjetër, të cilat janë të ngjashme me to, janë haram. İbn Haxheri thotë se hashashi, edhe pse nuk bën pjesë në grupin e materieve dehëse, për shkak se bën pjesë në grupin e materieve narkotike, - ai është i ndaluar së bashku me materie të ngjashme me të. (Fethu'l-Bari, 21/142). Pijet dehëse dhe materiet narkotike janë faktorë kryesorë që e largojnë njeriun për t'i kryer obligimet fetare. Shumë nga njerëzit, edhe pse kanë dëshirë për t'i kryer adhuri met, për shkak se nuk i largojnë këto veti negative, nuk mund t'i kryejnë ato. Këto materie e pengojnë njeriun që të jetë falënderues ndaj Krijuesit të tyre.
Mbrojtja e mendjes
Allahu xh.sh., pas krijimit i dha njeriut aftësi që të dallojë të mirën nga e keqja dhe të bukurën nga e shëm tuara. Aftësia e tij është mendja dhe vullneti i tij. Vull neti apo aftësia për të dalluar të mirën nga e keqja, është dhurata a dhuntia më e madhe që Allahu xh.sh. i dha njeriut. Po ashtu mund të themi se mendja dhe vullneti janë dhuntitë që ngrenë lart vlerën e njeriut, e dallojnë atë nga krijesa të tjera, e bëjnë që të ketë ndërgjegje njerëzore dhe fetare. Vullneti është zgjedhja e njeriut atëherë kur njeriu është në gjendje të kryejë veprime të bukura dhe të shëmtuara. Sipas disa dijetarëve, vullneti është "amanet" që i është dhuruar njeriut nga Allahu xh.sh. ashtu sikurse është e përshkruar në kuran. (Ahzab, 72) Sipas kësaj, e gjithë ndërgjegjja njerëzore dhe ajo fetare është e lidhur me vullnetin e njeriut. Vullneti është një amanet i lartë, që e bën njeriun të jetë përgjegjës, prandaj edhe lartëson vlerën e njeriut. Për këtë shkak prandaj, është obligim fetar që mendja të jetë mekanizëm kontrollues i vullnetit të njeriut. Pejgam beri a.s. paralajmëroi për fatkeqësinë përfundimtare të këtyre zakoneve, për se thotë: Ai që është alkoolist në këtë botë dhe nuk pendohet, në botën tjetër nuk do të provojë nga pijet e Xhenetit. (Muslim, Eshribe, 73.) Në një hadith tjetër Pejgamberi a.s. konsumuesit e alkoo lit i krahason me idhujtarët a paganët, për se thotë: Alkoolisti (Pijaneci) është sikur idhujtarët. (İbn Maxhe, Eshribe, 3). Sikurse paganët që kishin bërë traditë a zakon adhurimin e idhujve, prej të cilëve nuk kanë as dëm dhe as dobi, që është një zakon që nuk përputhet me mendjen dhe as me logjikën e njeriut. Në këtë aspekt, pra, edhe alkoolistët janë njësoj sikur idhujtarët që kishin bërë zakon a traditë konsumimin e alkoolit duke e dëmtuar vetveten. Si shembull tipik për këtë ishte prijësi i bandës Hassan Sabbahi i cili grupin e vet e kishte emërtuar "Hashashijjun" (Hashashinjtët) në ka lanë e alamutit. Ai, duke përdorur hashashin ose edhe materie të tjera që krijojnë lidhje përdorimi, bëri që, me anë të këtyre materieve, t'u dobësonte njerëzve fuqinë e vullnetit duke predikuar ideologjinë e skllavërisë, për t'i bërë robër. Është e njohur se në disa fe të Lindjes që prej shumë kohësh përdoret hashashi po edhe materie të tjera, që krijojnë lidhje përdorimi apo edhe materiet që e bëjnë njeriun të dëfrehet, vetëm e vetëm që të jenë të ndikuar nën besimin e tyre apo për t'i stimuluar për një jetë mistike të rrejshme.
Mbrojtja e shpirtit
Sipas Islamit, të gjithë njerëzit janë të krijuar të pastër për nga natyra. Kështu Allahu xh.sh. në një hadith kudsij thotë: Unë robërit e mi i kam krijuar të pastër nga mëkatet; Kurse shejtanët më vonë i devijojnë ata nga besimet e tyre. (Muslim, Xhenet, 63) Njerëzit janë të krijuar pa mëkate fare. Për këtë shkak pra, në jurispru dencën islame, çdo njeri është në gjendje të pafajësisë, që quhet beraat-i dhimme (të pafajshëm përderisa të mos ketë argument për fajësinë). Prandaj kërkimi për sigurimin e shpirtit është e drejtë njerëzore. Njeriu, ashtu sikur nuk bën diçka për të rrezikuar vetveten, gjithashtu nuk bën diçka për të rrezikuar as shpirtin e tjetrit. Prandaj Pejgamberi a.s. u përkushtua shumë në sigurinë e shpirtit dhe të pasurisë, për se në një hadith thotë kështu: Është e ndaluar që të dëmtohet dikush apo të kundërshtojë dëmin me dëm. (Ahmet b. Han bel, 1, 313) Alkooli dhe pijet dehëse janë shkaktarë për përkrahjen e ekstremizmit dhe për agresivitet: shohim shpesh që ngatërresat në shumë raste përfundojnë me plagosje a vrasje. Shkurtimisht, them se, alkoolistët përveçse rrezikojnë vetveten, po ashtu rrezikojnë edhe të tjerët. Jemi dëshmitarë të përditshëm të shembujve tipikë ndaj plagëve dhe mbytjeve që vijnë nga alkooli dhe dro ga. Është e ditur se ndalesa e alkoolit ka ardhur pas disa grindjeve dhe përleshjeve që kishin ndodhur gjatë kohës së Pejgamberit a.s.. Tregon Sa'd b. Ebi Vakkas r.a.: "Para se të vinte ndalesa e alkoolit, jemi tubuar në shtëpinë e njërit prej ensarëve për të ngrënë. Gjatë ushqimit kemi pirë pije alkoolike dhe kemi mbetur nën ndikimin e alkoolit, ensarët thanë se ne jemi më të virtytshëm, të ndershëm. Kurse kurejshitët filluan të mburreshin duke thënë: "Jo, ne jemi më të virtytshëm". Kështu pati filluar një përleshje e përbashkët dhe njëri ma theu hundën. Ja pra, pas kësaj ngjarjeje, zbriti ajeti i ndalimit të alkoolit". (Bejhaki, Sunen, 8, 285).
Mbrojtja e pasurisë
Pejgamberi a.s. ka ndaluar israfin (harxhim pa llogari) të mallit. (Buhari, Zekat, 18). İsrafi është haram. Pasojë tjetër e dëmtimit të njeriut nga alkooli dhe droga, është shpenzimi i mallit pa nevojë e ku nuk duhet. Është e ndaluar të bëhet zakon shpenzimi i mallit në veprime të ndyra apo bërja e israfit. Kështu Pejgamberi a.s thotë: Në Ditën e Gjykimit njeriu do të pyetet patjetër: për jetën ku e ka kaluar, për rininë ku e ka harxhuar, për di turinë ç'ka bërë me të, dhe për pasurinë se si e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar. (Tirmidhi, Kiamet, 1).
Mbrojtja e nderit/familjes
Një prej të drejtave themelore të njeriut është mbrojtja e nderit. Allahu xh.sh. njeriut ia tërheq vërejtjen për mbrojtjen e familjes nga ana shpirtërore, duke thënë: "O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët." (Tahrim, 6) Është shumë me rëndësi që fëmijët të mbrohen nga dëmet që mund t'i kërcënojnë, dhe që të edukohen në një frymë të pastër, me qëllim që të zhvillohen brezat të shëndetshëm. Është një argument i pejgamberllëkut të Muhamedit a.s., fakti që me sukses të madh i largoi shokët e tij nga zakonet e liga. Ndërkaq, sahabiu i njohur Ebu Musa r.a., thotë: "Nuk shoh dallim në mes atij që e lë Allahun e i përkulet një shtylle, dhe të atij që e konsumon alkoo lin". (Nesai, Eshribe, 42) Siç e pamë, nëse ndjenjat fetare anojnë nga e dobishmja, atëherë është e mundshme që të eliminohen të gjitha të ligat nga zakonet e njeriut.
Dr. Ayhan Tekineş
Revista Yeni Ümit," Uyuşturucu ve Bağımlılık Yapan Maddelerin Dini Hükmü", Nr. 79, Mars 2008.
Përktheu dhe përshtati: Abdylkadër Durguti
Dituria Islame 236