Në një skaj të rrugës qëndronte një plak i heshtur, i ulur në një stol druri, pranë një karroce të thjeshtë me shalqi të mëdhenj e të gjelbër.
Një tabelë e vogël e shkruar me dorë ishte vendosur në karrocë:
1 shalqi - 3$
3 shalqi - 10$
Një djalë i ri, iu afrua ngadalë. Lexoi tabelën dhe buzëqeshi me ironi.
- "Më jep një shalqi," tha ai, duke hedhur 3 dollarë në duart e plakut.
Plaku i dha shalqirin pa e ngritur zërin.
- "Edhe një," tha djali, pas pak, me një nënqeshje të fshehtë. Përsëri 3 dollarë. Plaku prapë nuk foli.
Pas pak, djali bleu edhe një të tretë - gjithsej 9 dollarë për tre shalqi.
Ndërsa po largohej, qeshi me zë dhe tha:
- Plak, sapo bleva tre shalqi për 9 dollarë, në vend të 10! Ndoshta tregtia s'është për ty!?
Plaku buzëqeshi, por nuk tha asgjë.
Pastaj ngriti sytë drejt rrugës ku djali i ri ishte larguar dhe qeshi me vete:
- "Njerëzit janë të çuditshëm... Mendojnë se po më mashtrojnë, duke paguar më pak... e ndërkohë blejnë më shumë."
Plaku nuk kishte humbur asgjë. Djali nuk kishte fituar asgjë, përveç ndoshta një mësimi.
________________________________________
Ndonjëherë, njerëzit përpiqen të gjejnë mënyra për t'i shfrytëzuar të tjerët, por në fakt janë ata që nuk kuptojnë logjikën e thjeshtë pas asaj që ndodh. Mos u përpiq të gënjesh apo shmangësh rregullat, sepse shpesh ndodh që të tjerët ta kenë mendjen më të mprehtë se ti.
Disa njerëz e kuptojnë këtë... disa të tjerë, mbase kurrë.