1) Rrahja e fëmijës shkakton urrejtje ndaj atij që e rrahë qoftë prind, qoftë i afërm dhe kjo ndikon negativisht në ndjenjat pozitive të fëmijës të cilat do ta afronin me atë që e rrahë.
2) Rrahja është metodë negative, e cila i shndërron raportet në mes të fëmijës dhe atij që e rrahë, në raporte frike dhe tmerri, e jo në respekt dhe vlerësim.
3) Rrahja shkakton urtësi të tepërt e cila i shndërron fëmijët në dëgjim të atyre që janë më të rritur se fëmija yt në moshë dhe kjo e dobëson personalitetin e fëmijës, i cili më pas i dëgjon të gjithë ata që i kundërvihen qofshin edhe shoqëri e keqe.
4) Rrahja e largon edukimin i cili ngrihet mbi bazën e bindjes dhe kuptimit, ku fëmija mund ta bëjë dallimin në mes të mirës dhe të keqes, në mes të vërtetës dhe të pavërtetës.
5) Rrahja e largon dialogun dhe diskutimin i cili duhet të zhvillohet në mes të rriturve dhe fëmijëve dhe e humb shansin e të kuptuarit të drejtë të gjërave, por edhe humb shtytësit e moralit si në aspektin psikologjik ashtu edhe në aspektin fizik.
6) Rrahja e privon fëmijën nga nevojat e tij psikologjike të pranimit, të qetësimit dhe të dashurisë.
7) Rrahja ofron një model të keq tek fëmijët dhe i privon ata nga dëgjimi i prindërve ose të afërmve.
8) Rrahja e shton edhe më shumë mosbindjen e fëmijës dhe e bën atë edhe më armiqësor.
9) Rrahja e dobëson fëmijën sidomos në aspektin e ndjenjave shpirtërore dhe kjo shkakton tek ai një pesimizëm dhe një ngurrim të cilët ndikojnë negativisht në integrimin e tij në jetën shoqërore.
10) Rrahja e largon fëmijën nga njohja e aftësive profesionale si: siguria në vetvete, shpresat e suksesit, të kuptuarit e vetvetes etj. E tërë kjo e bën fëmijën të paaftë që të integrohet në shoqëri dhe të bashkëpunojë me njerëz qofshin të moshës së tij, qofshin më të mëdhenj.
11) Rrahja njëherësh është mënyra më e ulët e cila mundë të përdoret në edukimin e fëmijës. Kjo metodë gjithashtu është metoda më e pasuksesshme e cila përdoret për edukimin e fëmijëve.
12) Rrahja mund të shihet si edukim i jashtëm në fëmijë, por në anën e brendshme, fëmija vetëm krijon një urrejtje, të cilën nuk e shfaq për momentin, por mund ta shfaq me kalimin e kohës. Gjithashtu rrahja mund të sjellë rezultate për një kohë të shkurtër por jo edhe për kohë të gjatë.
13) Rrahja nuk i përmirëson idetë e fëmijës dhe nuk e edukon fëmijën drejtë, por, atë e bën arrogant dhe shpesh edhe kundërshtues ndaj atij që e rrahë.
14) Rrahja e forcon më tepër edukimin e jashtëm ndërsa ndikon negativisht në edukimin e brendshëm i cili është më i rëndësishëm si në aspektin fetarë ashtu edhe në atë psikologjik. Rrahja në këtë rast e largon fëmijën nga sinqeriteti dhe e afron atë më afër dyfytyrësisë dhe frikës nga njerëzit. Kjo e bën fëmijën që të largohet nga aktivitetet e tij profesionale nga frika prej dënimit dhe kryen punë të tjera vetëm për hatër të atyre që i kërcënohen fëmijës. Ky pra është devijimi nga edukimi i mirëfilltë i cili duhet të burojë nga brendia e fëmijës dhe nga i cili duhet të rrjedhin: bindja, dashuria, sinqeriteti, shpresëdhënia, lakmia në sukses dhe realizim të qëllimeve dhe të gjitha këto si frikë nga humbja e vetvetes.
15) Rrahja mund të jetë një shtytës i cili e bën fëmijën të guximshëm që ti kundërvihet qoftë prindit qoftë atij që e rrah dhe gjithashtu të insistoj në të keqe.
Për fat të keq ka shumë e shumë prindër të cilët e kanë natyrshmëri nervozen me fëmijët e tyre. Nervoza dhe rrahja janë dy fytyra të po të njëjtës monedhë, prandaj gjithsesi duhet të kesh parasysh këto që u cekën më lartë nëse dëshiron që fëmijën tënd ta edukosh fizikisht, psikikisht dhe shpirtërisht.
Mr. Avdyl Rrahmani
Dituria Islame 282