Njeriu i fshehur që qielli e njeh, por njerëzit nuk i kushtojnë vëmendje atij!
Kur 'Umer ibn el-Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, u nis për në Haxh, ai thirri delegacionet nga Jemeni, duke thënë:
"A është Uvajs el-Karni midis jush?"
Xhaxhai i tij tha i habitur: "O Prijës i Besimtarëve, a i lini të shquarit dhe udhëheqësit e popullit dhe pyetni për një njeri të thjeshtë nga njerëzit e thjeshtë, të panjohur për askënd, i cili ruan pasuritë tona dhe injorohet?"
'Umeri tha me vendosmëri: "Dua Uvajs ibn Amir el-Karni!"
Kur e sollën, 'Umeri e pyeti:
"A je Uvajs ibn Amir nga Muradi, nga Karni?"
"Po, o Prijës i Besimtarëve." - tha ai.
"Ti kishe lebër, dhe Allahu të shëroi prej saj përveç një vendi sa një dirhem?"- i tha 'Umeri.
"Është siç e sheh, o Prijës i Besimtarëve." - tha ai.
"Dhe ke një nënë ndaj së cilës je i përkushtuar?" - i tha 'Umeri.
"Po!" - tha ai.
Pastaj 'Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha, duke i mbushur sytë
"E dëgjova të Dërguarin e Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, të thoshte para vdekjes së tij:
"Uvejs ibn Amir do të vijë tek ju me përforcimet e popullit të Jemenit. Ai ishte i prekur nga lebra, por Allahu e shëroi prej saj, përveç një vendi sa një dirhem. Ai ka një nënë ndaj së cilës është i përkushtuar. Nëse ai do të bënte një lutjet tek Allahu Ai do ta përmbushte atë. Kushdo prej jush që e takon atë, le t'i kërkojë që ai t'i lutet Allahut për të!"
'Umeri tha: "Kërko lutje për mua, o Uvejs."
Uvejsi ngriti duart dhe bëri një lutje që nuk do të refuzohej.
Pastaj 'Umeri e pyeti: "Ku po shkon?"
"Në Kufa." - tha ai.
"A të shkruaj për ty te guvernatori i saj?" - i tha 'Umeri.
"Do të doja të isha ndër njerëzit më të parëndësishëm."- tha ai.
*** Uvejsi vdiq gjatë halifatit të Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke përsëritur: shprehjet:
"O Allah, të kërkoj falje për çdo të uritur që nuk e ushqeva dhe për çdo të zhveshur që nuk e vesha." Unë nuk kam asgjë tjetër përveç asaj që kam në shpinë dhe asaj që kam në bark..."
* * *
Dhe, ja ku vjen mësimi:
Nderi nuk është në pamje apo tituj. Nderi qëndron në të qenit i devotshëm ndaj prindërve dhe të qenit i sinqertë ndaj Allahut!
Kjo është arsyeja pse i Dërguari Muhammed , paqja dhe bekimet qofshin mbi të, tha:
"Mund të ketë një person të çrregullt dhe me pluhur i cili, nëse betohet në Allahun, Ai do ta përmbushë betimin e tij!"
* * *
Të qenit i devotshëm ndaj prindërve është rruga më e shpejtë drejt Xhennetit më të lartë me Allahun, të dërguarit dhe Vulën e të dërguarve, paqja dhe bekimet qofshin mbi të!
Përktheu: Mulaim Shehu