Pula e braktisur: tregim per kujdesin dhe mirësine e harruar

 


Një ditë, një gjarpër kafshoi një pulë. Helmi i digjte trupin, dhe e tronditur, ajo kërkoi strehë te koteci i saj. Por, aty nuk gjeti ngrohtësi. Pulat e tjera, nga frika se helmi do t'u përhapej, e përzunë.
E vetmuar, pula u largua duke çaluar. Lotët e saj nuk ishin vetëm për dhimbjen e kafshimit, por më shumë për braktisjen nga familja, pikërisht kur kishte më shumë nevojë për ta.
Koha kaloi. Një kolibri solli lajmin se pula ishte e gjallë, por e dobësuar dhe me një këmbë më pak. Ajo kishte nevojë për ndihmë. Megjithatë, pulat e tjera gjetën arsye për të mos shkuar:
- "S'mund të shkoj, po bëj vezë…"
- "S'mund të shkoj, po kërkoj misër…"
- "S'mund të shkoj, duhet të kujdesem për zogjtë e mi…"


Kështu, një nga një, të gjitha refuzuan. Kolibri u kthye në shpellë, pa ndihmë.


Koha kaloi përsëri.
Shumë më vonë, kolibri u kthye me një lajm të dhimbshëm:
- Motra juaj ka vdekur... ka vdekur vetëm në shpellë... s'ka askush që ta varrosë apo ta qajë.


Kësaj radhe koteci u mbush me lot pendesë dhe keqardhje.
Ato që bënin vezë ndaluan.
Ato që kërkonin misër, lanë pas kokrrat.
Ato që kujdeseshin për zogjtë, për një çast i harruan.
Pendesa dhe keqardhja dhembin më shumë se çdo helm.
"Pse nuk shkuam më herët?", pyesnin veten.


Pa matur largësinë apo lodhjen, të gjitha u nisën drejt shpellës, duke qarë e duke vajtuar.
Por kur arritën atje, nuk gjetën pulën… Gjetën vetëm një letër ku shkruhej:
"Në jetë, shumë herë njerëzit nuk kalojnë rrugën për të të ndihmuar ndërsa je gjallë, por përshkojnë botën për të të varrosur kur vdes. Shumica e lotëve në funerale nuk janë nga dhimbja, por nga pendesa dhe keqardhja."


 


"Mos prit pendesën për të treguar dashuri dhe ndihmë; trego mirësi dhe mbështetje për të tjerët ndërkohë që janë akoma pranë teje. Fjalët e mira dhe veprimet e shtrira në kohën e duhur vlejnë shumë më tepër se lotët dhe pendesa e vonuar."