Jeta e Muhamedit a.s. ka qenë temë bosht në qarqet shkencore si në lindje ashtu edhe në perëndim, si nga qarqet islame dhe joislame, ngase ky personalitet i shquar la gjurmë të thella në botë si asnjë figurë tjetër.


U dallua jo vetëm në periudhën në të cilën jetoi, por edhe në tërë periudhat e mëvonshme. Po ashtu, siç kuptojmë prej burimeve tradicionale islame, prej të gjithë të dërguarve, Muhamedi a.s. është më i zgjedhuri, madje edhe në të ardhmen, gjegjësisht në Ditën e gjykimit tërë gjinia njerëzore do ti drejtohet atij që të ndërmjetësojë te Allahu xh. sh. Prandaj a thua një shëmbëlltyrë e këtillë e ka rivalin në histori? S'ka mundësi, pasi ky ka qenë i zgjedhur që në parahistori, e do të avancohet edhe në post-histori. Jeta e tij është temë studimi si e asnjë njeriu tjetër në botë, ngase Muhamedi a.s. nuk u shqua vetëm si i dërguar i Zotit, gjegjësisht thirrës në rrugën e Tij, por nga jetëstudimi i tij shohim polidimensionalitetin e figurës së tij kolosale si: lider i shtetit, komandant dhe strateg largpamës, mendjemprehtë, mbrojtës i të drejtave njerëzore, reformator - me ndihmën e Allahut xh. sh. - në shoqëri, shëmbëlltyrë e bashkëshortit të suksesshëm, e prindit të vyeshëm e korrekt etj. Prandaj, muslimani në personalitetin e Muhamedit a.s. gjen prehjen më të madhe shpirtërore, pasi tek ai gjen vend suksesi dhe dëshpërimi në rrugën e tij si misionar, prijës, edukator, mësues, komandant etj. Sa herë që i qaset me gjithë shpirt, mëson, ngrihet fetarisht, begatohet moralisht, fiton dituri të mirëfillta për Islamin dhe mënjanon mangësitë që gjenden tek ai në këtë plan. Jeta e Muhamedit a.s. është aq universale saqë i përfshinë të gjitha nevojat e jetës individuale dhe shoqërore të njeriut, si qenie e pavarur me qenien e tij ose si pjesëmarrës aktiv në shoqëri.(1) " Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut,..."(2) Muhamedi a.s. është kandil ndriçues i cili vazhdon që t'ua ndriçojë rrugën atyre të cilët duan ta njohin si për nga morali, ashtu dhe etika e tij, veçori këto që ia kishte dhuruar vet Zoti xh. sh. Nëse e lexojmë me vëmendje historinë e tij, për gjatë 63 viteve të tij, Muhamedi a.s. më shumë përjetoi momente të pakëndshme sesa të këndshme. Ai ishte jetim, bari, punëtorë - argat për ta siguruar kafshatën e gojës, i pa kënaqur me besimin e popullit të tij, i urryer për shkak të besimit të drejtë, i lëçitur, njeri që i vdisnin fëmijët djem, i gjuajtur me gurë, muhax hir, i helmuar, por mbi të gjitha, ai ishte dhe mbeti një f itimtarë i pa krahasuar. Çdokënd e dëgjonte teksa f liste, nuk e ndërpriste, derisa bashkëbiseduesi vet nuk heshtte. Të pambrojturit i ndihmonte, të pastrehët i strehonte, të uriturit i ushqente, sekretet i mbante në fshehtësi, ndërsa të paditurit i mësonte. Ishte i qetë, kur të tjerët i kaplonte paniku. Ishte plot dashuri, kur të tjerët urrenin, ndërsa me të paedukuarit sillej me shumë dashamirësi. Ai ishte njeriu, që në të gjitha gjërat ishte i matur. Në namaz e gjente kënaqësinë dhe mbështetjen. nga frikërespekti, zëri i dridhej përpara Zotit, kurse, kur njerëzit i udhëhiqte në namaz, prefer onte gjithmonë të lexonte sure të shkurtra. Në rast se dëgjonte ndonjë zë fëmije, namazin e shkurtonte dhe shikonte se si t'i ndihmojë atij. Kur nipërit i hipnin mbi shpinë, teksa bënte sexhdenë, ai nuk lëvizte nga pozita, gjersa ata të kënaqeshin dhe largoheshin vetë. Kur lexonte nga Kurani, lexonte me kiraete të ndryshme, me qëllim që t'i kënaq edhe shokët e tij, të cilët vinin nga f ise me dialekte të ndryshme. Falej edhe pas mesnate. Herë më shumë e herë më pak. Kur lexonte ajetet që tregojnë për mëshirën e Allahut, ndalej dhe lutej për t'u mëshiruar, e kur lexonte nga ajetet që tregojnë hidhërimin dhe dënimin e Tij, ndalej dhe lutej për të shpëtuar prej tyre.


Pastërtia trupore e Muhamedit a.s.


Të gjithë ata që kanë shkruar për cilësitë e Muha medit a.s. kanë përmendur faktin se ai ka qenë shumë i pastër, si në fytyrë ashtu edhe në gjithë trupin, nuk i janë parë kurrë glepë ndër sy, nuk është parë kurrë duke futur gishtat në hundë, është veshur shpesh me rroba të bardha, të cilat nuk i janë parë kurrë të ndyra. Nuk është parë kurrë me flokë të pakrehura dhe me mustaqe të paprera. Pastërtinë jo vetëm që e praktikon te vetë, por i porosiste shokët dhe Ymetin e tij që edhe ata ta mbajnë pastërtinë duke thënë: "Islami është fe e pastër, pastrohuni se nuk hyn në Xhenet vetëm ai që është i pastër".3 Një ditë Muhamedi a.s. ishte me shokë e pa një njeri me rroba të ndyta- të palara, dhe me atë rast u tha shokëve të vet: "A thua ky njeri nuk gjen asgjë me të cilën do ti pastrojë rrobat e veta". Muhamedi a.s. e urrente erën e keqe, përdorte përherë parfum sa që lente pas veti erën e parfumit kur kalonte nëpër rrugë.


Fliste rrjedhshëm dhe me ton të ulët


Muhamedi a.s. është shquar për shprehje të pastër. Të folurit e kishte të shkoqitur. Fliste këndshëm dhe qetë, me përjashtim vetëm kur mbante hytben. Zërin e kishte melodik dhe tërheqës. Fliste vetëm sipas nevojës. Nuk lëshohej në biseda të llojit "më tha - të thash". Gjithmonë e fliste vetëm të vërtetën. Dëshironte edhe të dëgjonte. Ishte modest, buzëqeshte, por kurrë nuk ia jepte me të madhe të qeshurës. Kur ishte i padisponueshëm, jo vërehej shumë shpejt në fytyrën e tij. Asnjëherë, kundër asnjë qenie të gjallë, nuk e ka ngritur dorën, pos kur ka qenë i urdhëruar nga Shpallja. Ka qenë guximtar, i patrembur dhe trim. Shokët e tij e e kanë konsideruar njeriun më të guximshëm. Ka qenë prezent në shumë situata të vështira prej nga kanë ikur edhe ata më të guximshmit. Aishja r. a. thotë: "Kur gjendeshim ballë përballë me armikun, na kaplonte frika, tmerri, e pastaj merrnim shembull nga trimëria e Resululla hut a.s. Ai kurdoherë ishte më afër armikut".(3) Në momen tet më të vështira ishte i guximshëm dhe i vendosur. Gjithmonë solidarizohej me shokët (as'habët) e tij. Kur hante, nuk dëshironte të ngopej; në mënyrë të veçantë i shmangej teprimit. Nuk kishte dëshirë të hante i vetëm dhe i jepte rëndësi qumështit, hurmave dhe mjaltit. Vishej sikur edhe shokët e tij. Me asgjë nuk dallohej prej tyre. Me një fjalë, historia nuk ka shënuar të ketë pasur ndonjë njeri sikur ai. Gjithmonë kujdesej për rrethin. Nuk e donte prishjen e raporteve. E ruante ambientin, bimët dhe shtazët, ndërkohë që këto ua sugjeronte edhe të tjerëve. Pejgamberi ynë, ne na donte më shumë sesa prindërit tanë. Ai gjithmonë mendonte edhe për ata që do të vijnë pas tij. Ishte një vizionar shumë i madh. Të gjithë të dërguarit e mëparshëm e lutën Allahun për realizimin e disa nga nevojat e popujve të tyre, kurse Muhamedi a.s., lutjen e tij, e la për Ditën e Gjykimit, kur do të lutet për Ymetin e tij - pra për ne. Askush nuk mund të pretendojë se e do Pejgamberin a.s. gjersa ai nuk konsiderohet nga më të dashurit e tij, pra edhe më tepër sesa prindërit, bashkëshortët, fëmijët, madje edhe më tepër sesa vetveten. Ta duash Pejgamberin a.s. , në të vërtetë, do të thotë ta njohësh atë dhe t'ia zbatosh porositë e tij.


Ishte mishërim i përsosur i Kuranit famëlartë


Gruaja e tij, Aisheja r.a., e kishte përshkruar si "Kurani i cili ec". Ndërsa vetë Kurani famëlartë, për të thotë që është "rahmetun lil alemin"- mëshirë për të gjithë botët, "usvetun haseneh"- shembulli më i mirë, dhe "le ala hulukin adhim" - i krijuar me moralin më të përsosur. Ishte nga më të devotshmit, mirëpo, në të njëjtën kohë, e kuptonte edhe atë se të gjithë njerëzit nuk janë në gjendje të barabartë për t'i zgjeruar ku f ijtë e njohjes dhe të devotshmërisë. Ka qenë njeriu më i drejtë. E kishte ëndje, faljen, fliste sinqerisht dhe e çmonte lartë amanetin. Këtë e kanë vërtetuar edhe miqtë edhe armiqtë e tij. Para pejgamberllëkut e quanin "el-Emin". Kërkonin gjykimin e tij për shumë gjëra edhe para profetësisë së tij. Tirmidhiu transmeton nga Aliu r. a. se Ebu Xhehli ka thënë: "Ne nuk të konsiderojmë ty, gënjeshtar, por mendojmë se pejgamberllëku yt është i rrejshëm".(4) Se sa ishte tolerant dhe i butë ndaj të paditurve, flet edhe rasti i njërit nga beduinët, i cili kishte urinuar në xhami. Disa shokë të tij (as'habë) kishin filluar që ta kritikonin dhe kishin kërkuar që të dënohej, por Pejgamberi ynë i dashur, me butësinë e tij, kishte insistuar që të mos pengohej beduini derisa ta mbaronte punën, e më pastaj, vetë e kishte pastruar vendin e papastër. Pas tërë kësaj, ai e këshilloi beduinin se gjërat e këtilla nuk lejohen të veprohen në xhami. Ishte shumë modest, nuk u lejonte njerëzve të çohen në këmbë për të dhe t'i përulen siç i përuleshin mbretërve. Ua plotësonte dëshirat shërbëtorëve. Ulej së bashku me shokët e vet dhe nuk dallohej prej tyre. Ajshja r. a. tregon: "I riparonte nallanet e veta, arnonte rrobat dhe punonte punë shtëpiake. Ka qenë njeri si çdo njeri tjetër, i pastronte rrobat e veta e milte delen dhe i shërbente vetes".(5) Shtëpinë e kishte të ndërtuar nga thuprat dhe balta, ndërsa hapësira e dhomave ishte aq sa mezi kishin mundësi të qëndronin dy vetë. Flinte në një lëkurë të fortë, ashtu që, shenjat e rrjepjes së lëkurës, i vëreheshin në trup. I dëgjonte me vëmendje bashkëshortet dhe shokët e tij dhe nuk e kishte zakon që të pohonte se dinte më tepër se ta, në çështjet që i përkisnin kësaj bote. Ai ishte një shembull i përkryer sesi duhet jetuar, dhe jo vetëm për muslimanët, por edhe për tërë njerëzimin. Andaj, kush do ta pasojë Pejgamberin a.s, le ta dojë butësinë e urtësinë dhe ta urrejë ashpërsinë e vrazh dësinë, sepse ai ishte i butë dhe e urrente ashpërsinë në çdo gjë. Ai thoshte: "Lehtësoni dhe mos vështirësoni. Përgëzoni dhe mos frikësoni. Andaj, le të mundohemi ta pasojmë, Muhamedin a.s.."
______________________
1) Bashkim Aliu, Muhammedi a.s. Pishtari ndriçues. v2000. f. 7.
2) Sherif Ahmeti . Kur'ani Përkthim me komentim në gjuhën shqipe. (21:Ahzab)
3) Bejhekiu, Hadithe të zgjedhura të Pejgam berit a.s. v. 2003. f. 82. Përkthyes: Mr. Elez Ismaili.
4) Safijrrah man El-Mubarekfuri. Nektari I Vulosur I Xhenetit. v 1999. f. 562.
5) Po aty. f. 564.


 


Dituria Islame 282