Austria planifikon ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç – gjoba deri 1.000 euro

 


Austria rifillon debatet mbi ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç


Qeveria austriake është në fazën përfundimtare të negociatave për miratimin e një ligji që do të ndalonte mbajtjen e shamisë për vajzat nën 14 vjeç, jo vetëm në shkollat publike, por edhe në ato private dhe islame në të gjithë vendin.
Sipas Ministrisë për Familjen dhe Integrimin, ndalimi do të përfshijë të gjitha format e mbulimit fetar të kokës, dhe si arsye për këtë veprim përmendet "mbrojtja e të drejtave të fëmijëve" dhe "parandalimi i shfaqjes së fesë në mënyrë politike". Vlerësohet se vetëm në Vjenë, deri në 12,000 vajza nën këtë moshë mbajnë shami.
Ndryshe nga ligji i mëparshëm, i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për arsye juridike, ndalimi i ri do të jetë universal - do të vlejë për të gjitha institucionet arsimore duke përfshirë shkollat private dhe ato fetare.
Një nga ndryshimet kryesore është se mbikëqyrja mbi zbatimin e ligjit do të zgjerohet, dhe përgjegjësia pjesërisht do t'i kalojë mësuesve, të cilët do të jenë të detyruar të raportojnë vajzat që shkelin rregullin. Policia më pas do të jetë përgjegjëse për zbatimin e sanksioneve administrative.
Prindërit që nuk respektojnë rregulloret e reja mund të përballen me gjoba të konsiderueshme. Shkeljet e para do të ndëshkohen me disa qindra euro, ndërsa përsëritja e shkeljeve mund të çojë në gjoba mbi 1.000 euro.
Rritja e dukshmërisë së simboleve fetare në shkolla dhe hapësira publike, e cila është vënë re vitet e fundit, nga autoritetet interpretohet si një "problem integrimi". 
Vendimi përfundimtar pritet në shtator, kur Këshilli i Ministrave do të shqyrtojë projekt-ligjin.