Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta, ishte i pranishëm në ceremoninë solemne të organizuar në Institutin e Hifzit "Medreseja e Madhe", ku u nderuan dy hafizët e rinj, Dijar Murati nga Deçani dhe Unejs Mema nga Kaçaniku.
Ngjarja mblodhi familjarë, miq dhe dashamirë të dijes, të cilët festuan këtë arritje të veçantë - përfundimin e memorizimit të plotë të Kur'anit Fisnik nga dy hafizët e rinj.
Përveç Kryetarit të KBIGJ-së, Dr. Valon ef. Myrta, në ceremoni morën pjesë edhe Koordinatori i Shoqatës Istanbul, z. Şuayip ef. Başhan, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan, z. Naser ef. Tolaj, Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, z. Visar ef. Koshi, Hafiz Shaban ef. Murati, si dhe shumë personalitete tjera të nderuara.
Hafizët e rinj u nderuan me dhurata dhe fjalë urimi nga drejtuesit dhe mysafirët e pranishëm, duke përkujtuar përfundimin e suksesshëm të rrugëtimit të tyre të gjatë - memorizimin e plotë të Kur'anit Fisnik.