Në Prishtinë organizohet Konferencë Ndërkombëtare për rolin e dijetarëve myslimanë në Evropë

 

Për dy ditë me radhë, studiues nga Evropa dhe më gjerë do të mblidhen në Prishtinë për të prezantuar studimet e tyre më të fundit.

Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Islame dhe Qendrën për Studime të Avancuara në Sarajevë, po organizon konferencën ndërkombëtare me temë: "Roli dhe kontributi i dijetarëve myslimanë në Evropë".