Myftiu Tërnava u prit në takim nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani – Sadriu

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, është pritur sot në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani - Sadriu.


Gjatë këtij takimi u diskutua për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojën për vazhdimit të kultivimit të saj.


Presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e harmonisë ndërfetare, e cila përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë kosovare dhe një model i dallueshëm në rajon. Ajo theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare është thelbësor për një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip