Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

 


Ashtu siç tashmë është bërë traditë, për nder të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, pjesa e Prishtinës së vjetër është ndriçuar me drita dekorative, për të sjellë kështu një atmosferë më të ngrohtë Ramazani. Përveç pjesë së Prishtinës së vjetër, këtë vit, është ndriçuar edhe sheshi kryesor i kryeqytetin, çka e bën edhe më madhështor këtë solemnitet.
Në ceremoninë e ndezjes së dritave, të pranishëm qenë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tyre. Ata edhe njëherë uruan për fillimin e muajit të bekuar Ramazan, duke ju dëshiruar gjithë agjëruesve, agjërim të lehtë dhe të pranuar.







Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

500 vjet xhami, 500 pajtime gjaku - Sadri Zeka hoxha i pajtimit, flamurit dhe kufirit