Një ekspozitë e re historike me titull "Hixhreti në gjurmët e të Dërguarita a.s. është përuruar pranë Xhamisë Kuba në Medinë.
Ceremonia e hapjes u drejtua nga Emiri i Rajonit të Medinës, Princi Salman bin Sultan, në prani të zëvendës Emirit të Rajonit të Mekës, Princi Saud bin Mishal bin Abdulaziz, dhe Këshilltarit Turki Al Al-Sheikh.
Ekspozita u ofron vizitorëve një udhëtim të thellë historik, duke ndjekur rrugën e migrimit të Profetit a.s. (Hixhretit) nga Meka në Medinë.
E projektuar për të qenë njëkohësisht edukative dhe gjithëpërfshirëse, ekspozita paraqet 14 stacione interaktive që përdorin teknologji moderne, të krijuara nga një ekip prej më shumë se 70 artistësh nga mbi 20 vende .
Vizitorët mund të eksplorojnë 53 objekte arkeologjike , së bashku me fotografi të rralla, dokumente, harta dhe dorëshkrime islame që i japin jetë biografisë profetike.
Ekspozita u lejon vizitorëve të ndjekin rrugën e migrimit brenda një kuadri të organizuar.