Departamenti i Gruas pranë KBI të Gjakovës organizoi iftarin tradicional

 


Departamenti i Gruas pranë KBIGJ-së organizoi iftarin tradicional, duke mbledhur në një atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi dhe respekti përfaqësuese institucionesh, aktiviste dhe mysafire të shumta.
Me këtë rast, udhëheqësja e këtij Departamenti, dr. Violeta Smajlaj, mbajti fjalën përshëndetëse, duke uruar mirëseardhje për të pranishmet, ndër tjera theksoi rëndësinë e solidaritetit, bashkimit dhe vlerave që përcjellë muaji i Ramazanit.
Fjalë rasti mbajti edhe përfaqësuesja e Departamentit të Gruas të BIK, mr. Hatixhe Sadriu, e cila vlerësoi angazhimin e grave në forcimin e komunitetit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Të pranishmet i përshëndeti gjithashtu Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Adea Roka, duke nënvizuar rëndësinë e aktiviteteve që forcojnë lidhjet shoqërore dhe kulturore.
Iftari u zhvillua në një frymë miqësore dhe reflektuese, si një moment afrimi, mirënjohjeje dhe bashkimi mes pjesëmarrëseve.







Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Atmosferë madhështore e Festës së Bajramit në Prishtinë