Myftiu Tërnava priti në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal dhe të Investimeve dhe Bashkëpunimit me OJQ-të në Qeverinë e Malit të Zi, Ernad Suljević

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal dhe të Investimeve dhe Bashkëpunimit me OJQ-të në Qeverinë e Malit të Zi, z. Ernad Suljević, i cili shoqërohej nga ambasadori Bernard Qoqaj dhe delegacioni përcjellës. 
Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava e njohu ministrin Suljević me historikun e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke theksuar rrugëtimin institucional ndër vite, sfidat dhe kontributin e saj në ruajtjen e identitetit fetar dhe kombëtar. Ai veçoi angazhimet e BIK-ut në fushën e arsimit fetar, aktivitetet humanitare, botimet, ndërtimin dhe restaurimin e objekteve fetare, si dhe rolin e saj në promovimin e paqes, dialogut dhe bashkëjetesës ndërfetare.
Myftiu Tërnava theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në shërbim të besimtarëve dhe të gjithë qytetarëve, duke kontribuar në forcimin e stabilitetit dhe mirëqenies shoqërore.
Nga ana e tij, ministri Suljević vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame në jetën shoqërore, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në projekte me interes të përbashkët.






Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kur profesioni bëhet mision - Dr. Qazim Qazimi - 46 vite në shërbim të arsimit