Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, dr. Valon Myrta, takon xhematin në Zürich gjatë vizitës së delegacionit të BIRK-ut
Gjatë kësaj vizite u mbajt hytbeja e xhumasë, u zhvilluan ligjërata fetare dhe u mor pjesë në iftare e namaze të teravive në Zürich, Getensborf dhe Dietikon, me pjesëmarrje të gjerë të besimtarëve.
Delegacioni gjithashtu mori pjesë në një iftar tradicional të shtruar nga familja Golaj, ku besimtarët u pritën me mikpritje të ngrohtë dhe me samuna tradicionale të Gjakovës, duke sjellë një atmosferë të veçantë që bashkoi traditën e vendlindjes me jetën fetare të diasporës.
Vizitat u zhvilluan në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore dhe me pjesëmarrje të madhe të xhematit, duke kontribuar në forcimin e lidhjes së diasporës me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe në thellimin e përjetimit të vlerave të muajit të bekuar të Ramazanit.







Artikulli i kaluar