Ekipi i Ramazanit nga Kryesia e BIRK-ut viziton xhamitë e Gjakovës

 

Në kuadër të aktiviteteve të muajit të begatë të Ramazanit, ekipi i Ramazanit nga Kryesia e BIRK-ut realizoi vizita në gjashtë (6) xhami të Gjakovës, ku u mbajtën ligjërata fetare dhe u fal namazi i jacisë dhe i teravive së bashku me besimtarët.

Ligjëratat trajtuan vlerat dhe mesazhet e Ramazanit, duke theksuar rëndësinë e agjërimit, adhurimit, solidaritetit dhe afrimit me Allahun e Madhëruar.

Aktivitetet u zhvilluan në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore dhe me pjesëmarrje të mirë të besimtarëve.

 


 


 


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Shkolla Verore mirëpret fëmijët nga data 6 korrik